Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Në Tearcë ska investime

PDSH:Në Tearcë ska investime

29 mars-
“Edhe pse qytetarët për çdo muaj paguajn në fakturat e rymës nga 120 denar për këtë qëllim,por si pasojë e korrupsionit dhe hajnisë së bartësëve të kësajë komune këto mjete perfundojn në xhepat,xhipat të cilat i vozisin kryesuesit e komunës.Banorët e komunës së Tearcës si pasojë e papunësisë së lartë të vetmin burim ekzistence e kanë bujqësinë”, tha Abdil Mehmeti nga dega e PDSH-së në Tearcë

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Tearcë ka akuzuar sot strukturat udhëheqëse të BDI-së në komunën e Tearcës për shkak të mos investimeve dhe mosinterevenimit për shumë vite të tëra.

Sipas Abdil Mehmetit nga dega e PDSH-së në Tearcë po bëhet një vit, i mandatit të dytë të Bdi-së në Komunën e Tearcës,dhe është konstatim i të gjithë banorëve të kësajë Komune se anarkia dhe mosfunksionimi i filluar para 5 vitesh po vazhdon me të njëtin avaz.

“Infrastrukturë e shkatëruar ,si pasojë e mosinvestimit dhe mosintervenimit për vite të tëra.

Arsimi fillorë skajëshmërisht i degjeneruar si pasojë e përzgjedhjes katastrofale kadrovike si të drejtuesëve ,ashtu edhe arsimtarëve,ku për punësim të të cilëve mjafton vetëm të kene të afërt ,apo familjar ndonjërin nga udhëheqësit lokal të Bdi-së.

Kushtet katastrofale të objekteve shkollore si pasojë e keqëmenaxhimit dhe paaftësisë ne menaxhim”, tha Abdil Mehmeti

Ai më tej tha se ndriçmimi rrugorë me muaj të tërë nuk funksionon ,me çka krijohet ambient i përshtatëshëm për hajnat dhe zullumqarët. “Edhe pse qytetarët për çdo muaj paguajn në fakturat e rymës nga 120 denar për këtë qëllim,por si pasojë e korrupsionit dhe hajnisë së bartësëve të kësajë komune këto mjete perfundojn në xhepat,xhipat të cilat i vozisin kryesuesit e komunës.Banorët e komunës së Tearcës si pasojë e papunësisë së lartë të vetmin burim ekzistence e kanë bujqësin .

BDI për fat të keq të Shqiptarëve është edhe në pushtet qendror kompetencë e së cilës është Bujqësia,por për Shqiptarët subvencionet në bujqësi janë vetëm ëndër e parealizuar ,dhe vetëm nëpërmjet televizionit ndjekin informatat dhe të dhënat për milionat që shkojnë në maqedonin lindore.

Kurse për kulturë, ekologji dhe sport as që mund të flasim për investime dhe perkujdesje nga ana e komunës”, deklaroi Memeti gjatë një pres konferenence me gazetarë të hënën në Tetovë.

“Ështe konstatim i gjithë qytetarëve të Komunës së Tearcës se kjo administartë e Komunës është e paaftë të menaxhojë me këtë institucion,dhe se komuna e Tercës është shëndruar në biznes familjar të kryesueve të komunës,ndërsa qytetarët janë lën në haresë.

Andaj ne si degë e PDSH-së kërkomë nga ky kryetar i komunës të reflektojë dhe të ndërpres agonin e funksionimit dhe mosdijen me menaxhim ,të del para qytetarëve dhe publikisht të dorëzojë mandatin”, tha në fund përfaqësuesi I degës së PDSH-së për Tearcë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *