Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Rajoni i Jegunocit i anashkaluar

PDSH:Rajoni i Jegunocit i anashkaluar

26 mars-
Në administratën komunale, vetëm dy të punësuar janë shqiptarë. Andaj publikisht e pyesim Abdilaqim Ademin, si e implementon ai Marrëveshjen e Ohrit. Përse ai dhe partia e tij, BDI-ja, nuk interesohen fare për popullatën shqiptare të kësaj komune”, deklaroi Jaser Rexhepi, kryetar i degës së PDSH-së në Jegunoc.

Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar me akuzat ndaj vetqeversijeve lokale në rajonin e Pollogut.

Gjatë një pres konference me gazetarë në selinë e PDSH-së në Tetovë, është akuzuar komuna e Jegunocit ku sipas Jaser Rexhepit, kryetar dege i PDSH-së në këtë rajon, të gjitha investimet që bëhen në këtë komunë, realizohen vetëm në pjesët e banuara me maqedonas. Sipas tij, popullata shqiptare e kësaj ane është totalisht e anashkaluar edhe nga ana e komunës së Jegunovcës.

“Por e keqja është më e madhe pasi që jemi të anashkaluar edhe nga qeveria, konkretisht BDI-ja, duke pasur parasysh se zëvendës kryeministri vjen nga kjo komunë. Ky far zëvendëskryeministër i BDI-së lerë që nuk ka ngritur as një iniciativë për investime në viset shqiptare të kësaj komune, ai as që bën ndonjë punësim të shqiptarëve nga kjo komunë.

Edhe ata 2-3 punësime që i ka bërë, janë të afërm të tij dhe familjar të tij”, deklaroi Rexhepi në pres konferencen me gazetarë.

Më tej ai tha se, infrastruktura rrugore në fshatrat e banuar me shqiptarë është në gjendje të mjerueshme, ndërsa komuna dhe qeveria apo BDI-ja nuk ndërmarrin as një hap, për përmirësimin e së njëjtës.Rexhepi rikujtoi zëvendëskryeministrin edhe për premtimin e sallës sportive që duhej ndërtuar në vitin 2009 por sipas tij kjo nuk u realizua.Poashtu, para disa ditëve në këtë komunë, gjegjësisht në fshatin Shemshovë pati vërshime, por as nga ana e komunës e as nga ana e Qeverisë nuk u ngrit asnjë komision, për të dalë në terren dhe të bëjë vlerësimin e dëmeve. Do të kemi parasysh se popullata shqiptare e kësaj ane, për të siguruar kafshatën e gojës ka vetëm një rrugë, bujqësinë”, theksoi Rexhepi.

Tash, me këta vërshime situata bëhet edhe më e rëndë. BDI-ja, si partner i koalicionit asnjëherë nuk është interesuar që kësaj popullate t’ju sigurojë subvencione bujqësore, me çka sado pak do të zbutej situata tejet e vështirë. E keqja vazhdon edhe mëtutje me punësimet në komunën e Jegunovcës.

Në administratën komunale, vetëm dy të punësuar janë shqiptarë. Andaj publikisht e pyesim Abdilaqim Ademin, si e implementon ai Marrëveshjen e Ohrit. Përse ai dhe partia e tij, BDI-ja, nuk interesohen fare për popullatën shqiptare të kësaj komune”, deklaroi Jaser Rexhepi, kryetar i degës së PDSH-së në Jegunoc.

Ndryshe gjatë ditës së sotme në orët e vona të pasdites PDSH-ja ka mbajtur mbledhje të kryesisë qendore, por nuk janë dhënë detaje për rendin e ditës.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *