Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Zhagitet decentralizimi i shtëpisë së shëndetit

PDSH:Zhagitet decentralizimi i shtëpisë së shëndetit

26 mars-
Pikësëpari janë problemet e zvogëlimit të buxhetit për Tetovën që reflekton në grumbullim të borxheve, mospasje të mjeteve financiare për medikamente, materiale mjekësore, karburanteve për veturat e intervenimit, për mjete për investime serioze, etj”, deklaroi Pëllumb Vela gjatë një takimi me gazetarë në selinë e PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE-BDI se po zhagit afatin e decentralizimin të mjekësisë primare , ku sipas kësaj partie kjo bëhet për qëllime të ngushta partiake të partive në qeveri.

Sipas Pëllumb Vela, kryetar i komisionit për shëndetësi dhe ish drejtor në shtëpinë e shëndetit në Tetovë pasojat e kësaj i ndjen më së tepërmi popullata e komunës së Tetovës dhe rrethinës.

“Me ardhjen e drejtorit të ri në shtëpinë e shëndetit të Tetovës, filluan problemet. Situata dhe puna në këtë institucion përkundrejt ministrit të shëndetësisë shqiptar dhe drejtorit të shtëpisë së shëndetit shqiptar, është më keq se kurdoherë.

Pikësëpari janë problemet e zvogëlimit të buxhetit për Tetovën që reflekton në grumbullim të borxheve, mospasje të mjeteve financiare për medikamente, materiale mjekësore, karburanteve për veturat e intervenimit, për mjete për investime serioze, etj”, deklaroi Pëllumb Vela gjatë një takimi me gazetarë në selinë e PDSH-së.

Vela tha se, me ardhjen e drejtorit të ri, u larguan punëtorët me kontratë dhe në vend të tyre u punësuan ushtarë partiak te BDI-së. “Por menaxhimi i keq dhe mos pagesa e rrogës, një pjesë të tyre i detyroi të largohen vetë nga puna.

Brenda kësaj kohe, nuk është bërë asnjë punësim me vendim përkundrejt nevojave emergjente që tregon dobësinë e partnerit shqiptarë në koalicion.

Margaritar të veçantë antikombëtarë paraqet prishja e vendimit të marsit të vitit 2008 për dhënien të disa hapësirave të shtëpisë së shëndetit në pronësi të fakultetit stomatologjik pranë USHT-së, gjë që seriozisht mund të pengon punën e fakultetit në fjalë”, tha ai.(U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *