Home / Sport / Pellegrini: Unë jam fajtor

Pellegrini: Unë jam fajtor

Trishtim i madh për adhuruesit e Realit dhe për vet trajnerin Pellegrini. Trajneri në udhëkryq dhe nuk i mbetët gjë tjetër pos të fajësojë vetën.

Real Madridi përfundoi një edicion si është më keq në Champions League në futboll. Lyoni u dëshmua se është macja e zezë për mbretërit. Tradita vazhdoi në anën e Lyonit dhe shqetësimet e zhgënjimet në taborin e Realit. Barazimi 1:1 në Madrid dhe humbja 1:0 në Lyon fundosen Realin. Trishtim i madh për adhuruesit e Realit dhe për vet trajnerin Pellegrini. Trajneri në udhëkryq dhe nuk i mbetët gjë tjetër pos të fajësojë vetën. Ishin të bindur se do të thyejnë Lyonin, por kjo matematikë doli e pasaktë. Klubi milionerë shkojë në shtëpi, Lyoni tutje në Champions League. “ Finalja ishte synimi ynë, dhe për këtë arsye eliminimi dhemb. Unë mbaj përgjegjësinë për eliminimin, por ne duhet të këndellemi dhe të vazhdojmë të punojmë në kampionatin spanjoll. E ardhmja ime varet nga drejtuesit e klubit, dhe gjëja e vetme që mund të bëj është të vazhdoj të punoj si përpara. Është një goditje e rëndë por duhet të vazhdojmë më tutje”, tha Pellegrini. Trajneri i mbretërve më buzë në vaj shtoi: “Ne patëm një pjesë të parë të madhe, por në të dytën… Në të dytën e lamë Lyonin të hapej dhe ia kemi lehtësuar gjërat”. A mendon për dorëheqje apo pret shkarkimin Pellegrini? “Nuk do të jap dorëheqje, nuk do të largohem nga lufta. Sigurisht të gjithë jemi të zhgënjyer pasi dëshiruam të shkojmë më larg në këtë garë, por kurrë nuk kam menduar për dorëheqje”, tha Pellegrini. Reali ka humbur kupën e mbretit, po ashtu edhe Champions League, tashmë i mbetët të luftojë vetëm për titullin e kampionit në Spanjë. Gjithë këto investime që kapin vlerën me miliona euro dolën shterpe dhe zhgënjyese për drejtuesit e skuadrës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *