Home / Lajme / Rajon / Për Slloveninë, e qartë çështja e statusit të Kosovës

Për Slloveninë, e qartë çështja e statusit të Kosovës

21 mars-

Danilo Turk, jurist dhe profesor i së drejtës, ish-diplomat me përvojë në Kombet e Bashkuara, u përgjigjej edhe pyetjeve lidhur me statusin e Kosovës dhe reperkusioneve eventuale që mund të ketë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Haga, lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse nuk ishte drejtpërdrejt i inkuadruar në organizimin e takimit të liderëve të Ballkanit në Bërdo, presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, mbështeti fuqishëm këtë ide, sepse mendon se ka ardhur koha që liderët e rajonit të flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
“Ka pasur takime në të kaluarën, por tash mendojmë se është koha që liderët e rajonit ta bëjnë një hap më shumë, të flasin mes vete edhe pa praninë e të tjerëve. Ky do të jetë një proces dhe takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen në vende të tjera. Ky është takim i bashkorganizuar me Kroacinë dhe mendoj se është e natyrshme që takimi i ardhshëm të zhvillohet diku në Kroaci”, citohet Turk nga e përditshmja Koha Ditore.

Presidenti i Sllovenisë mendon se vendet e rajonit kanë pasur në mënyrë konstante mbështetjen e Sllovenisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo do të vazhdojë, ndërkohë që “këto vende duhet të bashkëpunojnë edhe më shumë me njëra-tjetrën, duhet të përmbushin kriteret e kërkuara për anëtarësim dhe ne mbetemi të gatshëm t’u ndihmojmë”.

Danilo Turk, jurist dhe profesor i së drejtës, ish-diplomat me përvojë në Kombet e Bashkuara, u përgjigjej edhe pyetjeve lidhur me statusin e Kosovës dhe reperkusioneve eventuale që mund të ketë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Haga, lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nga Koha Ditore se çfarë pret nga mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth statusit të Kosovës, Turk ka thënë: “Ky mendim këshillëdhënës mund t’u ndihmojë disa vendeve ta kenë më të qartë këtë çështje, por vendimi për njohje apo jo do të mbetet te shtetet anëtare të OKB-së”.

Ai ka përsëritur se Gjykata Ndërkombëtare nuk do të japë ndonjë “verdikt”, i cili do të jetë legalisht i obligueshëm dhe se nuk ka detyrë GJND-ja të vendosë rreth ndonjë kontesti gjyqësor mes palëve, por vetëm një mendim këshillëdhënës. Turk pret që ky mendim të jetë gjithëpërfshirës, por kompleks, sepse, siç shprehet ai, “për çështje komplekse edhe mendimet këshillëdhënëse të Gjykatës janë komplekse”.

“Për ne si Slloveni, kjo çështje është e qartë, ne e kemi njohur Kosovën si shtet sovran dhe kemi vendosur me Kosovën marrëdhëniet diplomatike. Kemi shkëmbyer ambasadorët, kemi hapur Ambasadën në Prishtinë, ndërsa Kosova ka Ambasadën këtu në Lubjanë, pra, për ne gjithçka është e qartë”, ka thënë presidenti i Sllovenisë. /KD/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *