Home / Sport / Platini serish kandidon

Platini serish kandidon

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka paralajmëruar të enjten se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kandidojë serish në këtë post.

Platini, i cili në këtë funksion është zgjedhur në maj të vitit 2007, ka thënë se është i kënaqur me atë që ka bërë deri më tash.

Futbollisti legjendar francez ka thënë se ka mjaft punë në të ardhmen.

“Jam i lumtur. Mendoj se kemi bërë mjaft në Komitetin Drejtues dhe mundemi ende në të ardhmen. Për shkak të kësaj dëshiroj që t’ju njoftoj se serish do të kandidohem. Natyrisht, para nesh ka ende mjaft punë, por ju jeni shefat, ju do të votoni”, ka thënë Platini në Tel Aviv, ku po mbahet takimi i UEFA-s.

Kuvendi i ardhshëm zgjedhor i UEFA-s mbahet më 2011 në Paris.

Platini postin e kreut të UEFA-s e ka trashëguar pas largimit të suedezit Lenart Johanson.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *