Home / Lajme / Rajon / Policia e Serbisë arreston 9 paramilitarë për krime lufte në Kosovë

Policia e Serbisë arreston 9 paramilitarë për krime lufte në Kosovë

13 mars
Dyshohet se këta persona kanë kryer krime në Qyshk të Pejës, me 14 maj të vitit 1999. Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për pjesëtarë të formacionit paraushtarak “Çakej”, të Mbrojtjes Territoriale dhe Njësisë Rezervë të Policisë, të cilëve u ka prirë krimineli, Nebojsha Miniç.

Policia e Serbisë arrestoi mbrëmë 9 persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë, transmetojnë mediat kosovare.

Dyshohet se këta persona kanë kryer krime në Qyshk të Pejës, me 14 maj të vitit 1999. Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për pjesëtarë të formacionit paraushtarak “Çakej”, të Mbrojtjes Territoriale dhe Njësisë Rezervë të Policisë, të cilëve u ka prirë krimineli, Nebojsha Miniç.

Prokuroria për krime lufte në Serbi, njoftoi se janë arrestuar nëntë paraushtarakë, të akuzuar për vrasjen e rreth 200 shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Prokurori Bruno Vekariq tha se gjithsej 26 pjesëtarë të trupave serbe akuzohen për masakrën e Qyshkut, në maj të vitit 1999. Sipas tij, shumica e të akuzuarve ndodhen jashtë Serbisë.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *