Home / Lajme / Maqedoni / Policia po gjurmon pas plaçkitësve të ekspoziturës së ‘Bankës komerciale në Bunjakovec

Policia po gjurmon pas plaçkitësve të ekspoziturës së ‘Bankës komerciale në Bunjakovec

23 mars-
Policia, menjëherë pas marrjes së denoncimit, ka dalë në vendin e plaçkitjes, me ç’rast është biseduar me të punësuarit në bankë, me kalimtarët, si dhe me të punësuarit në objektet përreth.

Policia ende po gjurmon dhe po ndërmerr masa dhe aktivitete për identifikimin, gjetjen dhe privimin nga liria të plaçkitësve, të cilët sot në mëngjes, rreth orës 08:00 e plaçkitën ekspoziturën e Bankës komerciale, e locuar në QT “Bunjakovec” në bulevardin “Aradhat partizane” p.n. Shkup.

MPB-ja kumtoi se dy persona, tani për tani të panjohur, kanë kryer plaçkitje, me ç’rast kanë marrë një shumë të madhe parash.

Plaçkitjen e kanë kryer në atë mënyrë që kanë hyrë në ekspoziturë, menjëherë pasi që sigurimi është larguar, duke i lënë paratë e domosdoshme për funksionimin rrjedhor ditor.

Sipas përshkrimit të dhënë, ata kanë qenë të maskuar me kapela të thurura të zeza në kokë, të cilat kanë pasë hapje tek sytë (fantome) dhe duke u kërcënuar me armë zjarri (pistoletë), nga të punësuarit kanë kërkuar t’ua japin të gjitha paratë.

Plaçkitësit u kanë dhënë punonjësve katër qese najloni, për mbeturina, në të cilat është dashur t’i vendosin paratë. Njëri nga kryerësit është ngjitur mbi sportelet, ka ardhur në pjesën ku është vendi për të punësuarit dhe duke u kërcënuar me pistoletë, u ka thënë t’i vënë të gjitha paratë në qeset e mbeturinave. Pasi që i kanë grumbulluar paratë në disa qese të zeza, nëpërmjet derës anësore janë larguar nga banka.

Policia, menjëherë pas marrjes së denoncimit, ka dalë në vendin e plaçkitjes, me ç’rast është biseduar me të punësuarit në bankë, me kalimtarët, si dhe me të punësuarit në objektet përreth.

MPB-ja i përshëndet aktivitetet e disa bankave për shtimin e sigurisë së të punësuarve dhe parave në ekspoziturat e tyre, në pajtim me rekomandimet e dhëna. Edhe pse bëhet fjalë për vendime të cilat janë në ingerenca kryesisht të vetë bankave, MPB-ja bën thirrje që të njëjtat të veprojnë sipas sugjerimeve për parandalim të llojit të këtillë të krimit, të dhëna në takimet të cilat janë mabjtur në nivel më të lartë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *