Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Vala e azilantëve në Belgjikë është shkatuar nga menaxhimi i keq me fondet evropiane

PPD: Vala e azilantëve në Belgjikë është shkatuar nga menaxhimi i keq me fondet evropiane

9 mars
“Si pasojë e politikës së tillë gjatë këtyre ditëve po ballafaqohemi me valën e azilantëve shqiptarë. Pikërisht për këtë zotëri Iv Leterm, nëse keni mundësi ta shqyrtoni gjendjen në rajonin e Likovës të Kumanovës dhe nëse keni informacione precize nga nikoqiri juaj, ku dhe si janë shpenzuar një pjesë e IPA fondeve, atëherë do të bindeni se shkaku për numrin e rritur të kërkuesve të azilit ekonomik nuk është mosinformimi i qytetarëve, por informacionet jopërkatëse të cilat janë dërguar në Bruksel nga ana e Ervan Fueres për mënyrën e shpenzimit të këtyre parave”, tha Luma.

Urim Hasipi
Vala e personave të cilët po kërkojnë azil në Belgjikë është shkaktuar për shkak të menaxhimit të keq me fondet evropiane dhe margjinalizimin e rajoneve, në të cilat shumicë janë shqiptarë, e jo për informimin e keq të qytetarëve, akuzoi PPD në konferencën e sotme për shtyp.

Sekretari i përgjithshëm i partisë Ilir Luma, theksoi se Qeveria me paratë evropiane i zhvilloi vetëm ato pjesë ku shumicë janë maqedonasit.

“Si pasojë e politikës së tillë gjatë këtyre ditëve po ballafaqohemi me valën e azilantëve shqiptarë. Pikërisht për këtë zotëri Iv Leterm, nëse keni mundësi ta shqyrtoni gjendjen në rajonin e Likovës të Kumanovës dhe nëse keni informacione precize nga nikoqiri juaj, ku dhe si janë shpenzuar një pjesë e IPA fondeve, atëherë do të bindeni se shkaku për numrin e rritur të kërkuesve të azilit ekonomik nuk është mosinformimi i qytetarëve, por informacionet jopërkatëse të cilat janë dërguar në Bruksel nga ana e Ervan Fueres për mënyrën e shpenzimit të këtyre parave”, tha Luma.

Prandaj PPD kërkoi që një komision i veçantë evropian të kryejë kontroll dhe revizion që të përcaktojë se si janë shpenzuar të gjitha fondet nga viti 2007 dhe të bëhet riorganizim i personelit në Sektorin për koordinim me ndihma të huaja në kuadër të Sekretariatit për çështje evropiane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *