Home / Sport / Prapaskena, Zidan u refuzua nga klubet angleze

Prapaskena, Zidan u refuzua nga klubet angleze

Menaxheri i ish-sulmuesit francez, Silkman, ka zbuluar një prapaskenë që ka të bëjë me periudhën para transferimit të Zidanit te Juventusi.

Sipas agjentit, në kohën që shkëlqeu te Bordoja (viti 1996), Zinedin Zidan iu ofrua klubeve angleze të Blekbërnit dhe Njukasëllit. Por asnjëri prej ekipeve të Premier Ligës nuk pranuan ta marrë lojtarin e ri. Pronari i Blekbërnit, Uolker, në atë moment pati deklaruar: “Pse na duhet Zidani, kur kemi Sherudin (futbollist i Roversave në atë kohë g.s)? Pra, Zinedin Zidani ishte i pavlerë për Anglinë.

Menjëherë pas përgjigjes negative nga anglezët, “L’homme aux pied d’or” (“Njeriu me këmbë të arta”) veshi fanellën bardhezi të Juventusit. Në sezonin e tij të parë në Torino (1996/1997) ai udhëhoqi “Zonjën”drejt fitimit të Superkupës së Europës, Kupës Interkontinentale dhe kampionatit. Fitoi dy tituj të Serisë A radhazi, para se të frymëzonte kombëtaren e tij drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 1998. Qershia mbi tortë, fitimi i “Topit të Artë” në po atë vit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *