Home / Lajme / Maqedoni / Prapë dridhje të tokës, tash në Mitrovicë

Prapë dridhje të tokës, tash në Mitrovicë

11 mars
Epiqendra e tërmetit ishte 60 km në juglindje të Istogut. “Deri më tash nuk kemi informata për dëme materiale, megjithëse nuk pritet që një tërmet i përmasave të tilla të shkaktojë dëme”, tha Zeqiri.

Mitrovicë 11 mars- Një dridhje e re e tokës, me fuqi më të vogël se ajo e djeshmja, ka ndodhur sot paradite, ka konfirmuar Zyra për Sizmologji. Dridhja është regjistruar në ora 9:59, sipas orës lokale.

Tërmeti ishte i fuqisë 3.3 ballësh të shkallës së Rihterit, tha për Express Naim Zeqiri, shef i Zyrës për Informim në Ministrinë e Energjisë dhe të Minierave, në kuadër të të cilës funksionon Zyra për Sizmologji.

Epiqendra e tërmetit ishte 60 km në juglindje të Istogut. “Deri më tash nuk kemi informata për dëme materiale, megjithëse nuk pritet që një tërmet i përmasave të tilla të shkaktojë dëme”, tha Zeqiri.

Ekspertët për sizmologji e konsiderojnë të zakonshme që një tërmet më i fuqishëm, sikur që ishte ai i djeshmi, të pasohet me dridhje të vogla. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *