Home / Sport / Premier Liga, më “e nxehtë” se kurrë

Premier Liga, më “e nxehtë” se kurrë

Vetëm një pikë është distanca që ndan nga njëri-tjetri Mançesterin, Çelsin dhe Arsenalin, kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga përfundimi i Premier Ligës.

Beteja për titullin kampion ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku një gabim i vogël mund t’u kushtojë shtrenjtë ekipeve në garë. “Djajtë e Kuq” synojnë titullin e tretë rresht, kurse londinezët, Çelsi dhe Arsenali, kanë si objektiv të përfitojnë nga ndonjë hap i gabuar nga ana e skuadrës së Aleks Fergusonit.

Mançester Junajtid kryeson i vetëm me 69 pikë, i ndjekur nga Çelsi me 68 dhe Arsenali me 67. Në shtatë javët e mbetura, kalendari duket se favorizon më tepër “Topçinjtë” e Arsen Vengerit, të cilët duhet të përballen me ekipe më të lehta (të paktën në letër), në krahasim me rivalët. Përcaktuese mund të jetë sfida mes Mançesterit dhe Çelsit në “Old Traford” pas dy javësh.

Një “luftë” më vete është edhe ajo që zhvillohet mes skuadrave që synojnë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Totenhemi, Mançester Siti, Liverpuli dhe Aston Vila rivalizojnë për t’u renditur në vendin e katërt. Distanca që i ndan këta ekipe nga njëri-tjetri është vetëm katër pikë: Totenhemi 55, Mançester Siti 53, Liverpuli dhe Aston Vila nga 51.

Ja kalendari i Mançesterit, Çelsit dhe Arsenalit në shtatë javët e mbetura të kampionatit anglez:

Java e 32-të
Bolton – Mançester
Çelsi – Aston Vila
Birmingam – Arsenal

Java e 33-të
Mançester – Çelsi
Arsenal – Ulverhempton

Java e 34-t
Blekbërn – Mançester
Çelsi – Bolton
Totenhem – Arsenal

Java e 35-të
Mançester Siti – Mançester Junajtid
Totenhem – Çelsi
Uigan – Arsenal

Java e 36-të
Mançester – Totenhem
Çelsi – Stoke
Arsenal – Mançester Siti

Java e 37-të
Sandërlend – Mançester
Liverpul – Çelsi
Blekbërn – Arsenal

Java e 38-të
Mançester – Stoke
Çelsi – Uigan
Arsenal – Fulham

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *