Home / Lajme / Rajon / Prishtina pa ngrohje dhe pa ujë!

Prishtina pa ngrohje dhe pa ujë!

6 mars-
Pos me mungesën e ngrohjes, qytetarët e Prishtinës kësaj jave po përballen edhe me reduktimet e paparalajmëruara të ujit. Sipas zyrtarëve të ujësjellësit “Prishtina”, kjo u bë si rrjedhojë e të reshurave të mëdha rreth Liqenit të Batllavës dhe atij të Badovcit.

Kur temperaturat kanë rënë në minus gradë, ngrohtorja e qytetit “Termokos” ditë më parë ka njoftuar konsumatorët e vet se “për shkak të borxheve të pambuluara ndaj kontraktuesit me karburante është e detyruar që sezonin e ngrohjes ta shkurtojë nga 15 prilli në 1 mars”!

Nga kjo masë drastike është kursyer Qendra Klinike e cila po ngrohet përmes një ngrohtoreje alternative me naftë, që sipas zyrtarëve të “Termokosit” atyre do t’iu kushtojë shumë.

Pos me mungesën e ngrohjes, qytetarët e Prishtinës kësaj jave po përballen edhe me reduktimet e paparalajmëruara të ujit. Sipas zyrtarëve të ujësjellësit “Prishtina”, kjo u bë si rrjedhojë e të reshurave të mëdha rreth Liqenit të Batllavës dhe atij të Badovcit.

Sipas zyrtarëve të ujësjellësit, kjo dukuri po shkakton turbullira të ujit kurse kapacitetet teknike nuk janë në gjendje të prodhojnë dhe të qesin ujë të pastër aq sa janë nevojat. Pra, sipas tyre kjo do të vazhdojë derisa gjendja të qetësohet e në këtë mënyrë të shërbejë si masë parandaluese për ndonjë infeksion të konsumatorëve. /rtv21/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *