Home / Sport / Projekti i Juves: ikën Diego, vjen Riberi e Kapelo

Projekti i Juves: ikën Diego, vjen Riberi e Kapelo

Paraqitjet zhgënjyese të fantazistit brazilian mund të detyrojnë drejtuesit bardhezi të mendojnë për një shkëmbim me Frenk Riberi nga Bajerni. Për stolin shfaqet emri i Fabio Kapelos.

Mes lojtarit dhe klubit (veçanërisht trajnerit) ka filluar të shfaqet një “krisje”, pasi Albreto Zakeroni e zëvendësoi dy herë në dy ndeshjet e fundit mesfushorin brazilian. Sidomos të dielën me Palermon, në fytyrën e Diegos u duk qartë pakënaqësia për zëvendësimin me Zebina (një mbrojtës për një fantazist, kur kishin mbetur edhe pesë minuta dhe Juventusi ishte në disavantazh të dy golave).

Prandaj, drejtuesit bardhezi kanë trokitur në dyert e Bajernit të Mynihut për Frenk Riberi, që mbulon të njëjtin pozicion si Diego. Bavarezët e kërkuan mesfushorin e “Seleçaos” edhe në merkaton e verës së kaluar dhe një shkëmbim i mundshëm midis dy lojtarëve mund të konkretizohet në muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, klubi ka ndërmend të nisë një cikël të ri me një tjetër trajner. Në këtë mënyrë, lind hipoteza Kapelo, i cili mund të lërë kombëtaren e Anglisë në përfundim të Kampionatit Botëror dhe të ulet në krye të stolit të Juventusit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *