Home / Lajme / Maqedoni / Protesta në Shqipëri për shkak të parrullave raciste në paradën ushtarake në Athinë

Protesta në Shqipëri për shkak të parrullave raciste në paradën ushtarake në Athinë

29 mars-
MPJ-ja njëherit i përshëndeti hapat e ndërmarrë nga ana e autoriteteve zyrtare në Athinë në drejtim të gjykimit të ngjarjeve dhe thirrjes së përgjegjësisë të personave të involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe reagimet tek mediat greke dhe sektori civil.

Studentët e universitetit Luigj Gurakuqi në qytetin e Shkodrës janë mbledhur sot paradite për të protestuar ndaj videos skandal ku ushtarët greke lëshojnë thirrje antishqiptare në paradën e 25 marsit, Ditës së pavarësisë së Greqisë.

Dhjetëra studentë janë mbledhur para rektoratit të universitetit dhe më pas me flamuj shqiptarë në duar dhe në shpatulla kanë marshuar nëpër rrugët kryesore të qytetit për tu ndalur në sheshin “Luigj Gurakuqi”.

Të rinjtë janë ndalur në rreth rrotullimin, ku valëviten flamujt e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s. Në shenjë proteste studentët kanë hequr flamurin grek nga grupi i flamujve të NATO-s dhe i kanë vënë flakën.

Studentët paralajmëruan se protestat nuk do të ndalet por do të vazhdojë në kryeqytet. Sipas organizatorëve sot në orën 13.00 protesta do të zhvillohet para ambasadës greke.

Dy ditë më parë disa të rinj në qytetin e Burrelit dogjën flamurin grek në shenjë proteste. Një protestë e tillë u zhvillua dhe nga studentët e universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës. Një tjetër protestë e organizuar nga lëvizja Mjaft, Çamëria dhe PDU, u zhvillua të shtunën e kaluar para ambasadës greke si reagim ndaj videos skandal.

Ministria e Punëve të Jashtme sot i bëri thirrje shefit të Zyrës greke për lidhje në Shkup, Aleksandar Papadopulo dhe shprehu protestë të ashpër në lidhje me festimin e Festës nacionale në Greqi, të mbajtur më 25 mars në Athinë, gjatë së cilës njësiti i polumbarëve i rojës bregdetare brohoriste parrulla raciste.

Në reagimin, siç thuhet në kumtesën e MPJ së Maqedonisë, thuhet se sloganet që janë dëgjuar nëpër rrugët e Athinës gjatë parakalimit shkaktojnë shqetësim të madh dhe se ato paraqesin sjellje të papranueshme dhe jopërkatëse në një vend-anëtar të NATO-s dhe Bashkimin Evropian, i cili synon të jetë model i shoqërisë demokratike në rajonin e EJL-së.

MPJ-ja njëherit i përshëndeti hapat e ndërmarrë nga ana e autoriteteve zyrtare në Athinë në drejtim të gjykimit të ngjarjeve dhe thirrjes së përgjegjësisë të personave të involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe reagimet tek mediat greke dhe sektori civil.

Shefi i Zyrës për lidhje i Greqisë në Republikën e Maqedonisë, Papadopulo e transmetoi qëndrimin e Ministrisë greke të Punëve të Jashtme për gjykim të incidenteve të këtilla, duke theksuar se nga ana e organeve kompetente në Greqi tashmë janë ndërmarrë masa përkatëse për sanksionimin e personave përgjegjës. Në këtë drejtim, shprehu keqardhje për parrullat në parakalimin në Athinë, të cilat sipas Papadopulos, kanë qenë akt i pakontrolluar i individëve të Rojes bregdetare të Republikës së Greqisë.

Në takim, zëvendësministri Zoran Petrov kërkoi nga pala greke që të ndërmarrë çdo lloj mase, të cilat janë në pajtim me nenin shtatë të Marrëveshje kohore, me të cilën do të pengohet përsëritja e incidenteve të këtiila ose të ngjashme në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *