Home / Lajme / Botë / Qeni kapërdiu diamantin, pronarët e ruajtën tri ditë për jashtëqitje

Qeni kapërdiu diamantin, pronarët e ruajtën tri ditë për jashtëqitje

16 mars-
Kaufmann dhe partneri i tij, Robert Rosin, ishin në një takim me një tregtar të gurëve të çmueshëm dhe kishin lënë të hapur në raft një diamant me vlerë prej 100 mijë euro.

George Kaufmann është pronar i një bizhuterie në Maryland në të cilin qeni i tij, Sollie, është mysafir i përditshëm.

Kaufmann dhe partneri i tij, Robert Rosin, ishin në një takim me një tregtar të gurëve të çmueshëm dhe kishin lënë të hapur në raft një diamant me vlerë prej 100 mijë euro.

Diamanti rastësisht ra në dysheme, ndërsa qeni e kapërdiu para se pronarët ta merrnin. Qenin e dërguan te veterinari, i cili i tha se duhet të presin derisa qeni ta qet jashtë gurin e çmueshëm.

“Derisa po shëtisnim me qenin i kam mbledhur të gjitha. Nuk ishte një gjë glamuroze, por është dashur të bëjë çfarë duhej bërë”, tha Kaufmann. Durimi iu shpagua pasi pas tri ditësh e gjeti diamantin, e pastroi dhe e ktheu në dyqan. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *