Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Gostivarit me ujë do të furnizohen për dy vjet

Qytetarët e Gostivarit me ujë do të furnizohen për dy vjet

19 mars-
“Procedurat për fillimin e ndërtimit të gypit përçues janë nga fundi dhe nëse kushtet meteorologjike e lejojnë këtë, punët ndërtimore mund të fillojnë edhe më herët. Për zgjidhjen e plotë të problemit, presim nga komuna të na dorëzojë projekt. Për afat dyvjeçar, presim zgjidhje të përhershme të kësaj çështje të rëndësishme të gostivarasve”, deklaroi ministi Jakupi në konferencën për shtyp.

Urim Hasipi
Punët e fazës së parë nga përfundimi i filter stacionit në fshatin Zdunje, do të fillojnë për tre javë, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, pas takimit me kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Takimi u mbajt sot paradite në komunën e Gostivarit, ndërsa u inicua pas problemit me turbullimin e ujit në ujëpërçuesin e qytetit.

“Procedurat për fillimin e ndërtimit të gypit përçues janë nga fundi dhe nëse kushtet meteorologjike e lejojnë këtë, punët ndërtimore mund të fillojnë edhe më herët. Për zgjidhjen e plotë të problemit, presim nga komuna të na dorëzojë projekt. Për afat dyvjeçar, presim zgjidhje të përhershme të kësaj çështje të rëndësishme të gostivarasve”, deklaroi ministi Jakupi në konferencën për shtyp.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, paralajmëroi se të martën në seancën e qeverisë, do ta paraqesë problemin dhe do të kërkojë mbështetje për përfundimin e objektit i cili po ndërtohet mbi dy dekada.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, shprehi kënaqësi nga interesimi i Qeverisë për problemin me të cilin u ballafaquan banorët e komunës së Gostivarit dhe paralajmëroi bashkëpunim të plotë.

Pas takimit, ministrat, kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tyre, e vizituan objektin e jashtëm të stacionit për pastrim nëfshatin Zdunje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *