Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët t’i shfrytëzojnë taksitë e licencuara

Qytetarët t’i shfrytëzojnë taksitë e licencuara

2 mars-
“Duke qenë jashtëzakonisht të brengosur nga fakti se shpesh personat që kryejnë këtë veprimtari mund të jenë kryerës të veprave të ndryshme penale, druajmë se udhëtarët veçanërisht të miturit, nxënësit apo studentët mund të jenë viktima të tyre”, tha Ferati.

Sipas tij, jo rrallë edhe personat që transportojnë udhëtarë kanë qenë viktima të udhëtarëve pasi veprimtaria e jashtëligjshme nuk është e mbrojtur.

Inspektorati komunal i Tetovës iu bën apel qytetarëve të Tetovës që të shfrytëzojnë vetëm shërbimet legale dhe të licencuara për transport të udhëtarëve pasi në këtë mënyrë ulet mundësia e pasojave për sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Sipas udhëheqësit të Inspektoratit komunal që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, Neritan Ferati, në qytetin e Tetovës tash e sa kohë funksionojnë auto-taksi të paregjistruara të cilët kryejnë funksion auto-transportues urban dhe ndër urban.
“Duke qenë jashtëzakonisht të brengosur nga fakti se shpesh personat që kryejnë këtë veprimtari mund të jenë kryerës të veprave të ndryshme penale, druajmë se udhëtarët veçanërisht të miturit, nxënësit apo studentët mund të jenë viktima të tyre”, tha Ferati.

Sipas tij, jo rrallë edhe personat që transportojnë udhëtarë kanë qenë viktima të udhëtarëve pasi veprimtaria e jashtëligjshme nuk është e mbrojtur.

Kështu, Inspektorati komunal i Tetovës iu bën apel dhe i lut qytetarët e Tetovës të shfrytëzojnë vetëm shërbimet auto-transportuese legale dhe të licencuara pasi në këtë mënyrë ulet mundësia e pasojave për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Inspektorati komunal i Tetovës në vazhdimësi e lufton këtë dukuri e cila si pasojë e kushteve të vështirësuara ekonomike është çdo ditë në rritje.

Për të ushtruar veprimtarinë ligjore për transport të udhëtarëve auto-taksitë duhet të posedojnë këto kushte që janë të parapara sipas ligjit dhe rregullores:

– të kenë ngjyrë të verdhë;
– të kenë emblemën e komunës;
– taksimetër fiskal;
– licencë për kryerjen e veprimtarisë ne vend të dukshëm;
– identifikim të shoferit dhe
– çmimore në vend të dukshëm të çmimit për kilometër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *