Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët vjet më së shumti janë ankuar ndaj gjyqësisë

Qytetarët vjet më së shumti janë ankuar ndaj gjyqësisë

24 mars-
Avokati i Popullit theksoi se qytetarët ende nuk mund të fitojnë gjykim në afat të matur, sepse ka përdorim tej mase të forcës nga pjesëtarët e policisë, ndërsa që nga parashtresat mund të shihet se gjendjet nëpër burgje ende janë katastrofale.

Urim Hasipi
Për rreth 20 për qind janë rritur parashtresat nga qytetarët deri te Avokati i Popullit gjatë vitit 2009, në krahasim me vitin 2008. Qytetarët më së shumti ankesa kanë pasur ndaj organeve gjyqësore, por edhe ndaj administratës publike, posaçërisht ndaj vetëqeverisjes lokale. Edhe vitin e kaluar, si edhe vitet përpara, mungon bashkëpunimi i institucioneve të caktuara me Avokatine Popullit, nga të cilat më së shumti i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këto janë disa nga konstatimet që Avokati i Popullit, Ixhet Memeti i paraqiti në konferencën e sotme për shtyp, duke e prezantuar raportin vjetor për vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar janë parashtruar 4.456 parashtresa. Prej tyre, 3.672 janë të përfunduara, ndërsa 784 janë duke u punuar. Nga të përfunduarat, në 2.78 është konstatuar se nuk ka shkelje të të drejtave, ndërsa në 933 se shkelje të tilla ka. Në 787 raste ku janë konstatuar shkelje të të drejtave, janë pranuar intervenimet e Avokatit të Popullit, ndërsa në 157 raste, edhe pse janë shfrytëzuar të gjitha mundlsitë ligjore, përgjigje nuk ka. Nga 784 raste të cilat në duke u punuar, në 158 janë konstatuar shkelje për të cilat pritet përgjigje”, informoi Memeti.

Sipas tij, parashtresa ka për rastet e torturave nëpër burgje, për raportet johumane në spitalet psikiatrike, por edhe për fjalorin e urrejtjes që mund të çojë deri te pasojat e padëshiruara në një shoqëri shumëetnike.

Avokati i Popullit theksoi se qytetarët ende nuk mund të fitojnë gjykim në afat të matur, sepse ka përdorim tej mase të forcës nga pjesëtarët e policisë, ndërsa që nga parashtresat mund të shihet se gjendjet nëpër burgje ende janë katastrofale.

“Ende ka numër të madh të lëndëve të papërfunduara për denacionalizim me procvedura të gjata dhe selektivitet në qasje, ka ankesa dhe shkelje nga raporti i punës, vështirësi në realizimin e së drejtës sociale dhe sigurisë, por edhe shumë shkelje të së drejtës së fëmijëve”, tha Memeti.

Avokati i Popullit sërish apeloi që të përmirësohet bashkëpunimi i administratës publike me këtë institucion, por edhe të gjitha institucionet kompetente ta respektojnë të drejtën pozitive dhe standardet ndërkombëtare me qëllim që të pakësohen shkeljet e të drejtave të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *