Home / Sport / Reali dhe Barcelona të parët për fitime

Reali dhe Barcelona të parët për fitime

Dy ekipet spanjolle të futbollit, Real Madrid dhe Barcelona, janë dy klubet, që në nivel botëror, nxjerrin më shumë para. Sipas raportit të kompanisë britanike Deloitte, Real Madridi nxorri 401 milionë euro në periudhën 12 mujore që përfshinte raporti e që përfundonte qershorin e kaluar. Barcelona, kampionia aktuale evropiane, renditej e dyta me 366 milionë euro. I treti renditej ekipi anglez Mançester Junajtid.

Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Bajern Myni janë katër klubet e futbollit më të pasura në botë. Për Real Madridin është viti i pestë më radhë që mban pozitën e të parit. Siç njofton Deloitte Real Madrid dhe Barcelona janë dy klubet model që mbështeten nga tifozët, kurse këtë mënyrë financimi do të duhej ta praktikonin edhe klubet tjera.

Klubet më të pasura vinë nga shtetet ku futbolli shihet si “dashuri e çmendur”, ku prinë klubet spanjolle, të pasuara nga ato angleze dhe gjermane, të pasuara nga ato italiane.

Lista e dhjetë klubeve më të pasura dhe të ardhurat vjetore për vitin 200/09 janë:

1) Real Madrid, 401.4 milionë euro,
2) Barcelona, 365.9 milionë euro,
3) Manchester United, 327 milionë euro,
4) Bajern Mynih, 289.5 milionë euro,
5) Arsenal, 263 milionë euro,
6) Chelsea: 242.3 milionë euro,
7) Liverpool, 217 milionë euro,
8) Juventus, 202.3 milionë euro,
9) Inter Milan, 196.5 milionë euro,
10) AC Milan:, 196.5 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *