Home / Sport / Reali fiton 3-1 ndaj Gijonit dhe kryeson i vetëm

Reali fiton 3-1 ndaj Gijonit dhe kryeson i vetëm

Reali i Madridit fitoi 3-1 sonte në mbrëmje ndaj Sporting Gijonit në Bernabeu duke i kryesuar i vetëm La Ligën tre pikë para ndjekësve “besnikë” të Barcelonës.

Të gjithë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë ku ishin miqtë të parët që kaluan në avantazh me anë të Barral në minutën e 53’. Dy minuta më vonë Van der Vart që zëvendësonte Kakanë e dëmtuar barazon rezultatin. Dy minuta më pas është Xabi Alonso që kalon madrilenët në avantazh, ndërsa Gonzalo Higuain vulos rezultatin 3-1 në minutën e 68.’

Reali tashmë kryeson i vetëm përkohësisht ligën spanjolle me tre pikë diferencë ndaj katalanasve që luajnë nesër ndaj Saragozës në transfertë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *