Home / Sport / Renova fitoi ndaj Teteksit

Renova fitoi ndaj Teteksit

Me nje gol te shenuar nga Ismaili klubi Renova ka shenuar fitore ndaj rivalit lokal Teteksi, duke mare pike te rendesishme ne luften per titullin e kampionit.

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 22-të në Ligën e Parë të Maqedonisë. Në katër përballje të zhvilluara gjatë ditës së mërkurë u shënuan vetëm 3 gola, që flet për një efikasitet jashtëzakonisht të ulët. Në përballjen kryesore, në Tetovë, Renova me rezultat minimal 1-0 mundi skuadrën e Teteksit. Autor i golit të vetëm ishte Ismaili, i cili u regjistrua në listën e golashënuesve në pjesën e dytë, pasi që pjesa e parë u mbyll pa gola. Me të njëjtin rezultat 1-0, Pelisteri ishte më i mirë në derbin e Pellagonisë, duke mundur skuadrën e Pobedës. Manastirasit falë golit të Stefanoviçit në minutën e 9-të siguruan një fitore të vlevshme kundër Pobedës. Fitoren e vetme si mysafirë e shënoi skuadra e Vardarit, e cila falë golit të Nastevskit, në minutën e 76, shënoi fitore kundër Horizont Turnovës. Përballja në Kumanovë, në mes Milanos dhe Metalurgut, u mbyll me barazim pa gola. Sileksi dhe Rabotniçki ishin të lirë.

Java e 22-të, rezultatet:
Horizont Turnovo – Vardari 0-1 (Nastevski 76)
Milano – Metalurgu 0-0
Pelisteri – Pobeda 1-0 (Stefanovic 9)
Renova – Teteksi 1-0 (Ismaili, 59’)
Sileksi dhe Rabotniçki të lirë

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *