Home / Sport / RENOVA FITOI SILEKSIN

RENOVA FITOI SILEKSIN

Edhe pse miqtë të parët avansuan, megjithatë Renova shpejtë rimori veten dhe me golat e Nuhiut, Eminit dhe Todorovskit arriti të bëjë kthesë të rezultatit, duke mundur Sileksin 3:1. Kjo fitore për Xhepçishtasit ka vlerë të madhe, pasi ata ruajtën epërisnë 5 pikëshe para Rabotniçkit në pozitën e parë.

Renova ka shënuar fitore 3:1 përballë Sileksit, në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, duke ruajtur diferencën prej 5 pikëve para Rabotniçkit në krye të tabelës. Në teren katastrofal për lojë, të parët në epërsi kaluan mysafirët, pasi në minutën e parë Temelkov shënoi për epërsi të Sileksit. Mirëpo Renova në vazhdim mori dominimin dhe barazoi rezultatin në minutën e 12-të përmes Nuhiut. Në vazhdim loja e mirë e Xhepçishtasëve, solli shumë mundësi për të shënuar, mirëpo të saktë ishin vetëm Emini në minutën e 27-të dhe Todorovski në të 36-tën.
Në ndeshjet tjera Milano mundi Pobedën 3:2, duke shënuar fitoren e parë në teren, pas asaj zyrtare kundër Pelisterit. Teteksi ishte më i suksesshëm në fushë të Horizontit, duke marrë fitoren 2:0. Të lira këtë javë ishin skuadrat e Metalurgut dhe Pelisterit.

Rezultatet:
RENOVA 3:1 SILEKSI
MILANO 3:2 POBEDA
HORIZNT T. 0:2 TETEKSI
RABOTNIÇKI 1:0 VARDARI
METALURGU i lirë
PELISTERI i lirë

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *