Home / Sport / Renova takohet me Sileksin

Renova takohet me Sileksin

Në fundjavë zhvillohen takimet e javës së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Edhe pse stinori pranveror startoi para një jave, dy konkurentët për titullin e kampionit, Renova dhe Rabotnicki premierën e tyre do ta kenë këtë vikend, pasi javën e shkuar ishin të lira. Renova më Tetovë pret Sileksin, ndërsa në Shkup zhvillohet derbi lokal Rabotnicki-Vardari.

Skuadra nga Xhepcishti është duke zhvilluar sezonin më të suksesshëm në historinë e shkurtër të tyre. Renova stinorin vjeshtor e mbyll në pozitën e parë me 42 pikë të tubuara, 5 më shumë se Rabotnicki në vendin e dytë. Xhepcishtasit në merkaton dimërore mbeten pa futbollistin e tyre me të mirë, Besart Ibrahimin, që u transferua te skuadra gjermane Schalke. Zbrastirën e krijuar me largimin e Ibraimit, drejtuesit e klubit e mbuluan me sjelljen e Goce Tolevskit, ndërsa Renovës i’u bashkangjit edhe një tjetër ish-futbollist i tyre, Minas Osmani. Drejtuesit dhe stafit teknik mendojnë se skuadra ka kualitet dhe fuqi për të ruajtur pozitën e parë dhe në fund për herë të parë në histori të fitojnë titullin e kampionit. Për përballjen me Sileksin përgatitjet kanë rrjedhur mirë dhe synohet të startohet me fitore. Anësori i majtë Agron Memedi shpreson që të startojnë me fitore, me qëllim që të mbajnë diferencën 5-së pikëshe në krye të tabelës.
“Mendoj se jemi përgatitur mirë, që me sukses t’u përgjigjemi sfidave pranverore. Skuadra ka besim në forcat e saj dhe në cdo ndeshje do të kërkojmë fitore. Sileksin shpresojmë ta mposhtim të dielën në fushën tonë dhe ta ruajmë diferencën para Rabotnickit”, deklaroi Agron Memedi.

Takimi i parë dhe derbi i javës së 20-tëu zhvillua në Arenën Kombëtare Filipi i Dytë në Shkup, ku Rabotnicki mundi Vardarin me rezultat 1:0. Goli i vetëm që “romantikëve” u solli tre pikë u shënua nga Bozhinovksi nga pika e bardhë.

Dyshet e javës së 20-të:
Rabotnicki 1-0 Vardari , të shtunën
Renova-Sileksi
Horizont T.-Teteksi
Milano-Pobeda
Metalurgu dhe Pelisteri janë të lirë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *