Home / Sport / Riberi vendos në fund të marsit

Riberi vendos në fund të marsit

Reali, Barcelona dhe Çelsi janë të gatshme që të ndajnë dhjetëra miliona euro për reprezentuesin francez dhe mesfushorin e Bajernit, Frank Riberi.

Vet futbollisti nuk është i gatshëm të deklarohet rreth statusit të tij në skuadrën bavareze, ndërsa në një prononcim për një television francez ka thënë se vendimin do ta marrë pas tri javësh.

“Nuk është e vërtetë se kalimi im në Real është punë e kryer pasi edhe Barcelona dhe Çelsi kanë paraqitur oferta serioze. Mirëpo, unë akoma nuk kam vendosur se a do të largohem në të vërtetë nga Bajerni”, ka thënë Riberi.

Ai theksoi se më së voni deri në fund të këtij muaji do të marrë vendim definitiv rreth largimit apo mbetjes në Bajern.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *