Home / Sport / Rikthim sensacional i Bayernit-Lioni mundi Bordon

Rikthim sensacional i Bayernit-Lioni mundi Bordon

Bajerni ka mposhtur Mançester Junajtedin me rezultat 2:1, derisa Lioni në përballjen franceze shënoi fitore më bindëse ndaj Bordos me rezultat 3:1 në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së kampionëve të Evropës që u zhvilluan të martën mbrëma.

Në “Allianz Arena” të Munihut, takimin më mirë e filluan anglezët të cilët avancuan qysh në minutën e dytë me anë të Runit.
Përpjekjet e baverëze u kurorëzuan në finish të takimit. Së pari, francezi, Frenk Riberi (77’) nga goditja e lirë barazonë rezultatin, ndërsa kur pritej që ky të jetë edhe epilogu përfundimtarë i këtij takimi, kroati Oliç pas gabimeve të mbrojtjets kundërshtare arrinë që me gjuajtje precize nga afërsia të mposht Van der Sarin duke i siguruar ekipit të tij megjithatë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në “Old Trafford’.
Lioni në përballjen franceze ka arritur fitore të vlefshme ndaj Bordos me rezultat 3:1. Ky rezultat e favorizon Lionin për plasman në gjysmëfinale. Dy herë qëlloi Lisandro (10’ dhe 77’ – pen) dhe një herë Bastos (32’), për epërsinë e dytë, pasi Bordo përkosishtë kishte barazuar me anë të Shamah në minutën e 14-të.
Sonte në program janë dy çerekfinalet tjera. Në Londër, Arsenali e pret Barcelonën, derisa Interi në San Siro është nikoqirë i CSKA Moskës.

Liga e kampionëve – ndeshjet e para çerekfinale

Bajerni (M) – Mançester Junajtedi 2:1 (0:1)
Riberi 77’ Oliç 90+2’- Runi 2’

Lioni – Bordo 3:1 (2:1)
Lisandro 10’, 77’ (pen.), Bastos 32’ – Shamah 14’

Të mërkurën – 20.45

Arsenal – Barcelona
Inter – CSKA (M)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *