Home / Sport / Robinjo, “helm” për Mançinin: Është i paaftë

Robinjo, “helm” për Mançinin: Është i paaftë

Sulmuesi brazilian i Santosit, Robinjo, ka vënë në pikëpyetje aftësitë si trajner të Roberto Mançinit, duke pohuar se italiani e bëri të humbasë besimin, duke e zëvendësuar vazhdimisht.

Pas një gjysmësezoni zhgënjyes me Mançester Sitin, sulmuesi i kombëtares braziliane shkoi në formë huazimi te ekipi i Santosit në kampionatin brazilian, ku duket se ka rigjetur formën (ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje).

“Kur isha te Siti e dija se kur të shfaqej tabela e zëvendësimit, me siguri do isha unë që duhet të lija fushën. Trajneri nuk kishte aspak besim te unë dhe kjo bëri që edhe unë të humbisja besimin në aftësitë e mia”, theksoi 26-vjeçari.

Momenti kyç i largimit të Robinjos nga “Citizens” ishte humbja 2-0 me Evertonin, ku ai la fushën në mes të lojës. “Fola me trajnerin pas ndeshjes. Ai e pranoi që gaboi kur më nxorri nga loja. Ishte e para herë që përjetoja diçka të tillë në karrierën time. Nuk mendoj se është mungesë respekti, por paaftësi e trajnerit”, shtoi futbollisti brazilian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *