Home / Sport / Robinjo mbetet në Santos

Robinjo mbetet në Santos

Futbollisti brazilian Robinjo ka thënë të premten se ka bërë zgjidhje të drejtë me shkuarjen në formë huazimi në Santos dhe se nuk dëshiron që të kthehet në radhët e Mançester Sitit.

Robinjo në vitin 2008 nga Real Madridi kaloi në Mançester Siti për
32,5 milionë funta, që ishte transferimi rekord në Premier ligë.
Pasi që nuk mundi të akomodohej, në janar të këtij viti kaloi si huazim në radhët e ekipit brazilian Santos.

“Kjo ishte zgjidhje e vërtetë. Tash ndjehem mirë edhe nga ana psikike, edhe nga ana fizike. Shpresoj se deri në fund të huazimit do të vazhdoj me lojëra të mira në Santos”, ka thënë ai.

“Dëshiroj të mbetem në Santos. Shpresoj se menaxhmenti i Sitit do të zgjidhë këtë çështje. Të gjithë e shohin se sa jam i lumtur këtu”, ka shtuar Robinjo.

Braziliani Robinjo këtë sezon ka luajtur tetë ndeshje për Santosin dhe ka shënuar pesë gola, ndërsa huazimi i skadon më 4 gusht.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *