Home / Sport / Roma fiton sfidën-titull, 2-1 ndaj Interit

Roma fiton sfidën-titull, 2-1 ndaj Interit

Roma mund 2-1 Interin në Olimpiko duke rihapur garën për titull me vetëm një pike pas zikaltërve. Golat e De Rosit dhe të Tonit zhvleftësojnë Militon që barazoi përkohësisht rezultatin.

Fitorja e të shtunës mund të rezultojë decizive për Romën në luftën për titull, që megjithëse një pikë më pak se Interi, ka një kalendar shumë të favorshëm në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe zikaltrit janë të impenjuar edhe në Ligën e Kampioneve. Në fillim verdhekuqtë kalojnë në avantazh me De Rosin pas një gafe të Hulio Sezarit që nuk kontrollon siç duhet një  goditje pa pretendime me kokë të Burdisos.

Interi barazon në minutën e 66’ në një aksion ku Pandev ishe jashtë loje. Barazimi zgjat vetëm 7 minuta pasi Luka Toni shënon me një goditje nga brenda zonës duke i dhënë fitoren dhe shpresën për titull Romës. Interi i pafat godet tre here shtyllen, dy here me Militon dhe nje me Samuel.

ROMA-INTER 2-1
17´ De Rosi 17’, Milito 66’, Toni 73’

Roma (4-3-1-2): Julio Sergio 6,5; Kaseti 6,5, Burdiso 7, Huan 6,5, Rise 6,5; Perrota 6,5, Pizarro 8, De Rosi 7 (74´ Brigi 6); Menez 5,5 (67´ Tadei 6); Vuçiniç 6,5 (86´ Toti), Toni 7,5. (Doni, Mekses, Toneto, Baptista.) tr.: Ranieri

Inter (4-3-3): Julio Cesar 5; Maikon 6,5, Lusio 6,5, Samuel 6, J. Zaneti 5,5; Stankoviç 5 (59´ Pandev 5), Kambiaso 6 (76´ Kuarezma), T. Mota 5,5 (76´ Kivu 5); Sneijder 7; Eto´o 6, Milito 7. (Toldo, Materaci, Kordoba, Muntari.) tr.: Mourinjo

kartona të verdhë: Menez, Perrota, Brigi, Samuel, Zaneti, T. Mota, Lusio, Maikon, Eto´o, Kivu

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *