Home / Sport / Roma – Inter, vlen sa një titull

Roma – Inter, vlen sa një titull

Supersfida e mbrëmjes midis Romës dhe Interit, ose vendit të dytë dhe të parë, do i japë përgjigje shumë pyetjeve lidhur me titullin kampion në Serinë A.

Seria A sot mirëpret sfidën më domethënëse të këtij kampionati pasi dy ekipet rivale për titull ndeshen me njëra-tjetrën kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur. Në dy përballjet e fundit në Olimpiko, Interi ka fituar bindshëm, 1-4, 0-4, gjë që vështirë se mund të përsëritet, por ajo që presin të gjithë është një ndeshje me shumë gola, ashtu si gjithmonë.

Vetëm katër pikë para Romës, në rast fitoreje Interi do të siguronte në njëfarë mënyre titullin dhe do të nxirrte përfundimisht kryeqytetasit nga gara për titull. Në rast se fiton Roma, gara për titull do të ndezej akoma më shumë me Romën një pikë pas Interit por me një kalendar shumë favorizues krahasuar me zikaltrit. Në rast barazimi, mund të përfitojë Milani, gjithmonë nëse fiton ndaj Lacios nesër mbrëma, përkundrazi kuqezinjtë mbeten pothuajse jashtë garës, nëse shikojmë gjendjen e vështirë që po kalon ekipi, përfshi këtu edhe mungesat e shumta këtë fundsezoni.

Përsa i përket sfidës së orës 18.00, ekipet do të luajnë me formacionet më të mira për të siguruar fitoren. Për Romën kapiten Toti u rikuperua por ndeshjen do ta nisë nga stoli, ndërsa zikaltrit do të luajnë me 11-shen më të mirë në dispozicion, megjithëse rrezikon Sneider, akoma jo në formë optimale. Në mungesë të tij Mourinjo do të luante kartën Pandev, për të përfituar nga atmosfera e “derbit” e maqedonasit.

Edhe njëherë, Mourinjo ka lënë jashtë ekipit “rebelin” Baloteli për sjellje jokorrekte.

Formacionet e mundshme:
Roma-Inter (sonte 18.00)
Roma (4-2-3-1): Julio Sergio; Kaseti, Burdiso, Juan, Rise; Pizarro, De Rosi; Tadei, Perrota, Vuçiniç; Toni. (Doni, Mekses, Mota, Brigi, Toti, Baptista, Menez) tr.: Ranieri

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maikon, Lusio, Samuel, Kivu; Stankoviç, Kambiaso, Zaneti; Sneijder; Eto´o, Milito. (Toldo, Materaci, Kordoba, Muntari, Mariga, Tiago Mota, Pandev) tr.: Mourinjo

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *