Home / Sport / Ronaldinjo beson: Mund ta kalojmë Mançesterin

Ronaldinjo beson: Mund ta kalojmë Mançesterin

Asi brazilian po tregon formë të mirë në kampionat dhe beson se Milani i tij mund të përmbysë disavantazhin e “San Siros” në ndeshjen e kthimit ndaj Mançesterit në Angli.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është i vetëdijshëm për vështirësitë e sfidës në “Old Traford”, megjithatë ka besim se kuqezinjtë mund t’ia dalin me sukses. “Unë kam gjithmonë mendime pozitive, edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Është e vështirë, por jo e pamundur”, tha Ronaldinjo për “Sky Sport Italia”.

Pastaj 28-vjeçari foli edhe për formën që po kalon në Milano: “Jam i lumtur në këtë ekip, tani po kaloj formën time më të mirë. Puna e klubit është e rëndësishme për mua. Të gjithë japin maksimumin, prandaj unë luaj në pozicionin më të përshtatshëm. Dua të fitoj çdo ndeshje, të gjithë titujt e mundshëm”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *