Home / Sport / “Ronaldinjo? Nuk e dua, kam Robinjon”

“Ronaldinjo? Nuk e dua, kam Robinjon”

Trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, ka lënë të kuptohet se ditët e Ronaldinjos në kombëtare janë drejt perëndimit dhe gjithashtu ka “ngritur në qiell” Robinjon.

Sulmuesi i Santosit ishte “arkitekti” i të dy golave që sollën fitoren 2-0 të “Seleçaos” në miqësoren e mbrëmjes së djeshme ndaj Irlandës në “Emirates Stadium”. “Ai është sërish i lumtur. Sot i tregoi të gjithëve se çfarë është në gjendje të bëjë në fushën e lojës. Robinjo ka gjithnjë emocione të mëdha për kombëtaren”, citohet të ketë thënë numri një i stolit të Brazilit nga televizioni irlandez “RTE” në përfundim të miqësores.

Më tej Kampioni i Botës në vitin 1994 shtoi se dalëngadalë po plotëson skuadrën që do të marrë me vete në Afrikën e Jugut, por theksoi se askush nuk e ka vendin e sigurt. “Të jesh favorit apo të mos jesh, nuk do të thotë asgjë. Jam i befasuar që shihemi si favoritë, sepse kam lexuar në shtyp që lojtarët tanë në Europë po luajnë shumë keq. Duhet të punojmë me 23 lojtarë, të krijojmë grupin dhe të përcaktojmë futbollistët më të përshtatshëm”, nënvizoi Dunga.

Po Ronaldinjo? “Pele një herë ishte lojtari më i mirë në botë. Edhe unë isha për njëfarë kohe. Disa lojtarë ikin, të tjerë vijnë. Skuadra është pak a shumë e përcaktuar, por duhet të sqarojmë disa gjëra të veçanta”, u shpreh trajneri i “Seleçaos”, duke lënë të nënkuptohet se porta e asit të Milanit në kombëtare mund të jetë mbyllur përgjithmonë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *