Home / Sport / Ronaldo i sigurt: E fitojmë kampionatin

Ronaldo i sigurt: E fitojmë kampionatin

Në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle “As” gjatë grumbullimit me kombëtaren për miqësoren me Kinën, “CR9” tha se sukseset e skuadrës janë më të rëndësishëm se ata personalë.

“Do ta fitojmë La Ligën. Po të shihni ndeshjet e fundit në kampionat, do vëreni se ne kemi luajtur shumë më mirë se Barcelona. Megjithatë, ata janë dy pikë para dhe i respektojmë. Tani për tani mendojmë për veten dhe do përpiqemi të bëjmë sa më mirë. Kemi mundësi të mira për t’u shpallur kampionë”, pohoi sulmuesi portugez.

Për të fituar kampionatin, Reali duhet të mposhtë Barcelonën në “El Classicon” që do të luhet më 10 prill. “Ajo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Por nuk do të mendojmë për këtë sfidë tani. Do ecim takim pas takimi, duke synuar të përmirësohemi çdo ditë”, shtoi ish-ylli i Mançester Junajtid.

Deri tani në kampionat Ronaldo ka shënuar 13 gola, 4 më pak se Mesi dhe David Vila. Por titulli i golashënuesit më të mirë 24-vjeçarit nuk i intereson, në krahasim me titujt e ekipit: “’Pichichi’ (golashënuesi më i mirë g.s) për mua nuk ka domethënie. Unë dua të fitojme Realin e Madridit”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *