Home / Lajme / Maqedoni / Rruga Mavrovë – Dibër sërish e kalueshme për automjete pasagjere

Rruga Mavrovë – Dibër sërish e kalueshme për automjete pasagjere

11 mars-
Lidhja Automoto e Maqedonisë kumtoi se trafiku në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale nëpër Maqedoni po zhvillohet me vështirësi në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe rëshqitëse për shkak të reshjeve të borës. Ndalesa për automjetet transportuese ka në drejtimet malore Strazhë, Mavrovë dhe Strugë – Qafa e Thanës.

Urim Hasipi
Drejtimi rrugor prej Mavrovës drejt Dibrës i cili ishte i bllokuar përkohësisht për shkak të pastrimit të mbetjeve nga orteku i cili ra mbrëmë në afërsi të manastrit Shën Jovani i Bigorit, prej orës 11:30 sërish është i hapur për qarkullim, por vetëm për automjetet e pasagjerëve.

Pas ortekut të ri të mbrëmshëm, ekipe të NP-së “Makedonia pat” rreth orës shtatë të mëngjesit mundësuan një korsi për qarkullim të autmjeteve pasagjere. Rreth orës 10 trafiku ishte ndërprerë që tërësisht të pastrohet rruga.

Orteku, i cili është në vendin e njëjtë ku ishte shembja e madhe para një muaji, ishte me rreth dy mijë metra kub, kryesisht borë, në gjatësi prej qindra metrave dhe lartësi pesëmbëdhjetë metra, informon Astrit Çutra, nga seksioni i Dibrës i NP-së “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të reshjeve të borës dhe kushteve të këqia të motit në rajonin e Pollogut, në 24 orët e kaluara janë regjistruar gjithsej shtatë aksidente rrugore nga të cilat vetëm në një rast ka pasur më lehtë të lënduar.

Lidhja Automoto e Maqedonisë kumtoi se trafiku në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale nëpër Maqedoni po zhvillohet me vështirësi në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe rëshqitëse për shkak të reshjeve të borës. Ndalesa për automjetet transportuese ka në drejtimet malore Strazhë, Mavrovë dhe Strugë – Qafa e Thanës.

Trafiku në drejtimin rrugor Resnje-Manastir përmes qafës malore Gjavato akoma kahëzohet nga rruga e vjetër R-106 (prej Resnjes drejt Manastirit) në largësi prej 5,5 kilometra.

Shoferëve u rekomandohet të jenë shumë të kujdesshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në rrugët e lagështa dhe rrëshqitëse dhe mbajtjen e distancës së duhur midis automjeteve. Kujdes të posaçëm është i nevojshëm në grykat dhe qafat malore, ku është më e shpeshtë paraqitja e shembjeve dhe rrëshqitja e tokës. Kjo posaçërisht i përket drejtimeve rrugore Mavrovë – Dibër dhe Katllanovë – Veles. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve qytetare është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *