Home / Sport / Runi rrezikon seriozisht Milanin

Runi rrezikon seriozisht Milanin

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Aleks Ferguson, pohoi se me shumë mundësi Uejn Runi nuk do luajë ndaj Milanit të mërkurën në mbrëmje në “old Traford”.

Sulmuesi anglez pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes miqësore midis Anglisë dhe Egjiptit në mesjavë, ndeshje ku ai u aktivizua 90 minuta të plota. “Uejn është në dyshim serioz për ndeshjen me Milanin dhe ky është një problem më shumë për ne”, deklaroi “Sër Aleks.

Golashënuesi më i mirë i Mançesterit në këtë sezon nuk luajti në sfidën e fundjavës përballë Ulverhemptonit në kampionat. Në lidhje me këtë mungesë, numri një i stolit të “Djajve të Kuq” u shpreh: “Mungesa e tij u ndie. Megjithatë jam i kënaqur me fitoren, sepse pikët janë më të rëndësishme”.

Nëse Runi nuk ia del të jetë në dispozicion të Fergusonit të mërkurën, për trajnerin ky do jetë një problem më tepër në repartin e avancuar, pasi edhe majkëll Ouen ka pësuar një dëmtim dhe e ka mbyllur përfundimisht sezonin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *