Home / Sport / Samuel Etosë i vjedhin makinën

Samuel Etosë i vjedhin makinën

Sulmuesit kamerunas të Interit, Samuel Eto, i kanë vjedhur një nga makinat luksoze të koleksionit personal, një Bentli Gt 63 jashtë serie i klasit të lartë.

Kamerunasi ia kishte lënë veturën për një natë shokut të skuadrës, Marko Arnautoviç dhe rreth orës 21:30-22:00 të ditës së enjte, është vjedhur në qendër të Milanos. Menjëherë Arnautoviçi ka bërë denoncimin në polici, kurse Etosë s’i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë llogaritë me kompaninë e sigurimit. Vlera e makinës llogaritej në disa qindra mijë euro.

Sidoqoftë, sulmuesi zikaltër nuk ka për të shkuar në Apiano Xhentile në këmbë, pasi në garazhin e tij gjenden edhe 15 makina të tjera luksoze, duke filluar që nga Mercedesi, Hameri, e duke përfunduar te një Ferrari F430 Scuderia, një nga modelet më prestigjoze të prodhuara nga kompania nga Maranelo.

Tashmë mbetet kurioziteti për të mësuar shpjegimin e Marko Arnautoviçit për pronarin e makinës së vjedhur dhe sidomos nëse do të ketë ndonjë “shfaqje” nga Hoze Mourinjo, i cili, duke “thumbuar” kohë më parë Balotelin, foli për të rinjtë e sotëm që e kanë mendjen vetëm te makinat e shtrenjta. Kush e di ç’do të thotë “I veçanti”…

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *