Home / Sport / Sandërlendi, dy javë pa kapitenin Lorik Cana

Sandërlendi, dy javë pa kapitenin Lorik Cana

Kur dukej se kishte lënë pas dëmtimin në gju dhe po rifitonte formën e mirë, kapiteni shqiptar i Sandërlendit, Lorik Cana, duhet të qëndrojë jashtë dy javë, si pasojë e një pezullimi.

Megjithatë, Cana kërkon nga skuadra që t’ia dalë mbanë edhe pa të në dy javët e ardhshme, kundër Mançester Sitit dhe Birmingamit. Mesfushori kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e së martës ndaj Boltonit dhe është pezulluar për dy javë.

Megjithëse skuadra e trajnerit Stiv Brus fitoi 4-0, teknikut i duhet të bëjë pa liderin e mesfushës. Triumfi ndaj Boltonit duket se ka qenë një çlirim për Sandërlendin, pas 15 javëve pa fitore. “Kishim shumë kohë që nuk fitonim. Kur ke 15 ndeshje që nuk e bën këtë, krijohet mjaft presion dhe dalëngadalë sheh pranë zonën e rënies”, u shpreh Lorik Cana për mediat britanike.

Për Sandërlendin do të rikthehen pas dëmtimeve të gjata Xhordan Henderson dhe Andi Reid, dy lojtarë më shumë nën urdhrat e Brus. “Kush e di, mbase ata mund të jenë gati këtë fundjavë. Unë do jem i pezulluar për dy javë dhe këta lojtarë do të na bëjnë shumë punë”, tha Cana, i cili e konsideron të padrejtë kartonin e marrë në ndeshjen me Boltonin.

“Nuk mendoj se e meritoja atë karton, pasi ishte faulli im i parë gjatë ndeshjes. Jam shumë i zhgënjyer që nuk do të jem në fushë në ndeshjet me Sitin dhe Birmingamin, por tani nuk kam çfarë të bëj më. Kjo është pjesë e futbollit. Tani do të bëj gjithçka që të mbështes shokët e mi që nga jashtë. Mendoj se ekipi ka cilësi të mjaftueshme për të bërë mirë edhe pa mua”, shtoi Cana.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *