Home / Sport / Schalke 04 merr kreun, Bayerni i dyti

Schalke 04 merr kreun, Bayerni i dyti

Skuadra e Schalkes ka shënuar fitore në superderbin e javës, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 Leverkusenin, në ndeshjen e javës së 28-të të Kampionatit të Gjermanisë. Werderi shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër skuadrës së Albert Bunjakut përkatësisht Nurnbergut. Bunjaku është kthyer në fushë pas lëndimit dhe luajti nga minuta e 68-të.

Futbollistët e Schalkes 04 më në fund bëhen kryesues i tabelës, duke iu falënderuar skuadrës së Stuttgartit, e cila mposhti Bayernin me rezultat 2:1. Skuadra e Schalkes ka shënuar fitore në superderbin e javës, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 Leverkusenin, në ndeshjen e javës së 28-të të Kampionatit të Gjermanisë. Futbollisti Kuranyi ka qenë shënues i dyfisht në minutën e 11-të dhe të 27-të, duke i dhënë fitore si mysafirë skuadrës së tij. Kjo fitore Schalken e kaloi në vendin e parë me 58 pikë, ndërsa në vend të dytë bie Bayerni me 56 pikë.
Shkak për këtë rënie është fakti që Bayerni dështoi para adhuruesve të vet, duke humbur me rezultat 2:1 nga skuadra e Stuttgartit. Me një fjalë Stuttgarti ia bën “8 me 2” bavarezëve, të cilët nuk kishin pritur se do të pësojnë humbje. Olic e nisi me epërsinë e Bayernit në minutën e 32-të të takimit, por kjo epërsi nuk qe edhe jetëgjatë. Stuttgarti merr veten dhe së shpejti edhe barazoi rezultatin 1:1. Futbollisti Trasch në minutën e 41-të arriti t’i barazoi shifrat 1:1 dhe t’i jep gjak skuadrës së vet. Bayerni ishte pritur në pjesën e dytë të takimit të dëshmoi vlerat e veta, por assesi të gjejë golin e fitores. Kur Bayern nuk e bëri një gjë, ata e bënë mysafirët. Marica ka qenë protagonist i fitores së mysafirëve në minutën e 50-të dhe njëherësh i ka dhuruar një gëzim të madh skuadrës së tij dhe adhuruesve. Në ndeshjen tjetër, Werderi shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër skuadrës së Albert Bunjakut përkatësisht Nurnbergut. Bunjaku është kthyer në fushë pas lëndimit dhe luajti nga minuta e 68-të. Werderi dëshmoi lojë më bindëse dhe si pasqyrë e kësaj edhe ngadhënjeu. Bunjaku për 22 minuta sa luajti dëshmoi lojë të mirë, por ka qenë vështirë që të arrihet pikë nga Bremeni. Golat e fitores për bremenasit i shënuan futbollistët Mertesacker (1’ e 28’), Borowski (36’) e Fritz (90’) dhe për mysafirët realizuan: Frantz (46’) e Choupo-Moting (63’). Hertha luajti baras 0:0 me Dortmundin dhe kësisoj vetëm fundoset në tabelë. Hannoveri edhe njëherë ka dëshpëruar adhuruesit e vet në shtëpi, duke pësuar debakël 1:4 nga skuadra e Kolnit. Hannoveri gradualisht po fundoset në tabelë dhe e pret punë e zorshme për mbijetesë, ndërsa skuadra e Kolni po shmanget nga zona e rrezikshme.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *