Home / Lajme / Botë / Së paku 37 persona humbën jetën gjatë dy shpërthimeve në metronë në Moskë

Së paku 37 persona humbën jetën gjatë dy shpërthimeve në metronë në Moskë

29 mars-
Në stacionin e metrosë Parku i kulturës në Moskë është gjetur një rrip i çaktivizuar me mjet shpërthyes që e shfrytëzojnë vetvrasësit, njoftuan mediat ruse, duke iu referuar burimeve policore.

Hetimet e kanë identifikuar kufomën e njërës prej atentatoreve.

“Bëhet fjalë për vajzë të moshës 18-20 vjeçare, me prejardhje nga Kaukazi, e cila ka pasur flokë të zeza”, deklaroi për mediat ruse një burim i afërt me hetimet

Në dy shpërthime në dy stacione të metrosë në Moskë humbën jetën së paku 37 persona, në shpërthimin i cili sot në mëngjes ndodhi në hekurudhën nëntokësore në qendër të Moskës.

Në shpërthimin e stacionit të metrosë Lubjanka, i cili ndodhet në afërsi të selisë së Shërbimit federal rus për siguri, jetën e humbën 25 njerëz, ndërsa 15 janë lënduar.

Gjatë shpërthimit, 15 persona kanë humbur jetën në metro, ndërsa 11 në peron.

Në ndërkohë, ka ndodhur edhe një shpërthim, në një stacion tjetër të metrosë. Në incidentin e dytë 12 persona humbën jetën, ndërsa 12 janë lënduar.

Policia dyshon se bëhet fjalë për sulm terrorist
Shpërthimi në stacionin e metrosë “Lubjanka” në Moskë është shkaktuar nga një vetëvrasës me bombë, deklaroi përfaqësuesi i Prokurorisë së Moskës, Jurij Somin.

Shpërthimi ndodhi në orën shtatë e 59 minuta sipas kohës lokale në momentin kur metroja është ndalur në stacion. Sipas njohurive të para, shpërthimi ka qenë me fuqi prej tre kilogramëve trotil. Në incident humbën jetën 23 persona, ndërsa 18 janë lënduar.

Në shpërthimin e dytë i cili ndodhi në stacionin e metrosë “Parku i kulturës” humbën jetën 14 persona, ndërsa shtatë janë lënduar.

Druhet se numri i viktimave do të jetë më i madh
Sipas informacioneve të marra nga Shërbimi federal për siguri (FBS) sulmet në dy stacionet e metros në Moskë janë kryer nga dy gra-vetëvrasëse, me ç’rast humbën jetën 35 persona, ndërsa më shumë se 30 janë lënduar, deklaroi kryebashkiaku i Moskës, Jurij Luzhkov.

Shpërthimi i parë ndodhi një minutë para orës tetë sipas kohës lokale në stacionin e metros “Lubjanka” me ç’rast humbën jetën 23 persona. Stacioni i metros ndodhet nën shehsin me emër të njëjtë ku ndodhej qendra e KGB, ndërsa tani është e locuar FBS.

Përafërsisht 45 minuta më vonë gruaja e dytë vetëvrasëse ka detonuar eksplozivin të cilin e ka mbajtur me vete në stacionin e metros “Parku i kulturës”. Në incidentin e dytë humbën ejtën së paku 12 persona.

Luzhkov theksoi se shpërthimi i parë ka ndodhur në vetë metronë, ndërsa për të dytën akoma nuk ka informacione.

Prokuroria ruse ngriti vepër penale kundër terrorizmit.

Sulmi i fundit terrorist i konfirmuar në Moskë ndodhi në gusht ë vitit 2004 kur një bombardier-vetëvrasës e ak aktivizuar eksplozivin në stacionin e metros në qendër të Moskës me ç’rast humbën jetën dhjetë persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën separatistët çeçenë.
Në stacionin e metrosë Parku i kulturës në Moskë është gjetur një rrip i çaktivizuar me mjet shpërthyes që e shfrytëzojnë vetvrasësit, njoftuan mediat ruse, duke iu referuar burimeve policore.

Hetimet e kanë identifikuar kufomën e njërës prej atentatoreve.

“Bëhet fjalë për vajzë të moshës 18-20 vjeçare, me prejardhje nga Kaukazi, e cila ka pasur flokë të zeza”, deklaroi për mediat ruse një burim i afërt me hetimet

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *