Home / Lajme / Maqedoni / Selmani viziton rajonin e Manastirit

Selmani viziton rajonin e Manastirit

4 mars
Andaj, qëndrimi juaj në këto toka jep kuptim krenarisë kombëtare shqiptare. Nuk na duhen tokat pa njerëz”, ka theksuar Selmani. Duke folur lidhur me kooperantët e Suidmilk, të cilët akoma nuk kanë marrë borxhet, Selmani ka theksuar se DR nga java e ardhshme do të ngrejë iniciativë për ligj të posaçëm për dëmshpërblimin e fermerëve.

Kryetari i DR-së, Imer Selmani sot ka qëndruar në Manastir, për t`u njohur me situatën e shqiptarëve në këtë qytet, por ai ka realizuar takim edhe me fermerët kooperantë të qumështores Suidmilk. “Nuk është lehtë të jesh shqiptar në Manastir, lehtë është në Tetovë, Shkup, Strugë, Gostivar, Dibër. Por kjo që bëni ju është vepër më e madhe patriotike sepse tokat dhe këto vise janë tonat.

Andaj, qëndrimi juaj në këto toka jep kuptim krenarisë kombëtare shqiptare. Nuk na duhen tokat pa njerëz”, ka theksuar Selmani. Duke folur lidhur me kooperantët e Suidmilk, të cilët akoma nuk kanë marrë borxhet, Selmani ka theksuar se DR nga java e ardhshme do të ngrejë iniciativë për ligj të posaçëm për dëmshpërblimin e fermerëve.

Ai këtë e deklaroi në takimin me banorët e fshatit Dolencë, ku ndër të tjera ka apeluar që kryeministri Gruevski të mos i ikë përgjegjësisë për zgjidhjen e problemit me qumështoren Swid milk dhe për borxhin e kësaj qumështoreje të falimentuar ndaj fermerëve. Kreu i DR-së ka vizituar edhe vendbanime të tjera shqiptare, por edhe takime me qytetarët shqiptarë të Manastirit dhe Krushevës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *