Home / Sport / Seria A, sot tre takime nga java e 29-të

Seria A, sot tre takime nga java e 29-të

Java e 29-të e kampionatit italian do të fillojë me tre sfida interesante sot në mbrëmje, për të vazhduar me ndeshjet e nesërme.

Në orën 18:00 Fiorentina pret Xhenovën, në një përballje mes skuadrash që kanë të njëjtin objektiv: zonën e Ligës së Kampionëve. Në orën 20:45 do të luhen dy ndeshje: Palermo-Inter dhe Roma-Udineze.

Pas suksesit në mesjavë në Ligën e Kampionëve, zikaltrit i rikthehen kampionatit, ku do të kërkojnë rezultatet pozitive, pas ndeshjeve të dobëta kohët e fundit. Por përballë do të kenë një Palermo që do synojë të vërtetojë se jo më kot mban vendin e katërt. Aq më tepër që në stadiumin e vet, skuadra e Delio Rosit ka treguar se është në gjendje të mundë çdo kundërshtar.

Roma do të luajë në fushën e vet përballë Udinezes. Synimi i verdhekuqve është tripikëshi, për të mos bërë më hapa falsë si ai i javës së kaluar (3-3 me Livornon në transfertë). Nga ana tjetër, friulianët do përpiqen të mos dalin të mundur nga “Olimpiko”, për t’iu shkëputur zonës së ftohtë.

Seria A, java e 29-të:

Të shtunën
Fiorentina – Xhenova (ora 18:00)
Palermo – Inter (ora 20:45)
Roma – Udineze (ora 20:45)

Të dielën

(ora 15:00)
Milan – Napoli
Atalanta – Livorno
Bari – Parma
Cagliari – Lazio
Chievo – Catania
Siena – Bologna
Sampdoria – Juventus (ora 20:45)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *