Home / Sport / Shaqiri e Behrami standardë në humbjen e Zvicrës

Shaqiri e Behrami standardë në humbjen e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës para shikuesve të vet përkatësisht në St. Gallen në ndeshjen miqësore është mposhtur me rezultat 3:1 nga Uruguai.

Xherdan Shaqiri debutoi nga minuta e parë për kombëtaren helvetike dhe pati paraqitje të mirë. Valon Behrami luajti titullar dhe dëshmoi angazhim të pashoq në fushë ndaj Uruguait. Në pjesën e dytë të ndeshjes është inkuadruar në lojë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Albert Bunjaku, i cili luajti mjaft mirë dhe pati një përpjekje të mirë, por pa sukses. Në një atmosferë impozante, zviceranët të parët kaluan në epërsi pikërisht në minutën e 29-të. Ingler nga penalltia ka qenë i pagabueshëm, duke sjellë gëzim te madh tek adhuruesit zviceranë. Kombëtarja e Uruguait në vazhdim është dëshmuar e fortë. Ata barazuan rezultatin 1:1 në minutën e 34-të nëpërmjet futbollistit të mirënjohur, Forlan. Shaqiri luajti 45 minuta të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë është zëvendësuar nga futbollisti Barnetta. Gjatë pjesës së dytë, në minutën e 46-të në lojë inkuadrohet futbollisti Bunjaku në vend Strellerit. Bunjaku në minutën e 61-të pati një përpjekje për të shënuar, por pa sukses. Uruguai kalon në epërsi në minutën e 49-të nëpërmjet futbollistit Suarez dhe për shifrat 3:1 shënoi Cavani tre minuta para përfundimit të ndeshjes përkatësisht në minutën e 87-të. Valon Behrami është zëvendësuar në minutën e 75-të nga futbollisti Fernandez. Treshja shqiptare: Shaqiri-Behrami-Bunjaku, patën paraqitje të mirë së bashku me futbollist të tjerë megjithëse pësuan humbje në këtë ndeshje. Kjo ndeshje ka qenë e mirë për përzgjedhësin zviceran, Ottmar Hitzfeld, për të testuar të gjithë futbollistët dhe për të parë formën e tyre.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *