Home / Lajme / Maqedoni / Shembet terasa e Ata Kafes

Shembet terasa e Ata Kafes

29 mars-

Sipas udhëheqësit të Inspektoratit komunal të Tetovës, Neritan Ferati, intervenimi është bërë në bazë të të gjitha standardeve dhe parametrave ligjore. “Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme me keqardhje u detyruam të intervenojmë në këtë formë. Për fat të keq, këto ndërhyrje janë të patjetërsueshme në disa raste”, tha Ferati.

Inspektorati komunal i Tetovës, të hënën ka ndërmarr aksion për mënjanimin e teracës së jashtëligjshme të kafeterisë “ATA” në qendër të qytetit.

Sipas udhëheqësit të Inspektoratit komunal të Tetovës, Neritan Ferati, intervenimi është bërë në bazë të të gjitha standardeve dhe parametrave ligjore. “Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme me keqardhje u detyruam të intervenojmë në këtë formë. Për fat të keq, këto ndërhyrje janë të patjetërsueshme në disa raste”, tha Ferati.

Sipas tij, kafeteria “ATA’ ka bërë shfrytëzim të jashtëligjshëm të teracës, dhe në këtë mënyrë Inspektorati ka qenë i detyruar të intervenojë në terren. Ferati ka bërë të ditur se çdo shfrytëzim i paligjshëm i hapësirave publike do të sanksionohet sipas ligjit. Sipas tij, detyrimet ndaj ligjit vlejnë për secilin dhe askush nuk do të tolerohet. Aksionet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ne tentin per te marre opinionin e pronareve te kesaj kafeneje ekipi i televizionit Koha eshte ofenduar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *