Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet dita e Imam Aliut

Shënohet dita e Imam Aliut

23 mars-
Kjo ditë njihet ndryshe edhe si dita e Sulltan Novruzit, që sipas bektashinjve personifikon ditën e ringjalljes së madhe. Për tre ditë me rradhë të gjithë besimtarët bektashinj, festojnë ditën e lindjes së Imam Aliut dhe kryejnë të gjitha ritet fetare.

Tetovë, 23 mars-Komuniteti Bektashian ka kremtuar sot ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Me këtë rast pjesëtarë të komunitetit bektashian nga orët e mëngjesit në të gjitha teqet falen dhe luten për imam aliun.

Baba Edmond Brahimaj ka ftuar të gjithë krerët fetarë për një paq, tolerancë dhe mirëqenie mes popujve.Ai ka dërguar mesazhe për paqe dhe harmoni ndërrmjet kominuteteve fetare në Maqedoni.

Kjo ditë njihet ndryshe edhe si dita e Sulltan Novruzit, që sipas bektashinjve personifikon ditën e ringjalljes së madhe. Për tre ditë me rradhë të gjithë besimtarët bektashinj, festojnë ditën e lindjes së Imam Aliut dhe kryejnë të gjitha ritet fetare.

Në orët e pasditës në Hotel Liraku është mbajtur një ceremoni fetare dhe artistike me mysafirë të ndryshëm nga vendi.

Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman, si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijë.

Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane.

Festa e Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit Bektashian. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dhe dita e ringjalljes së madhe.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *