Home / Sport / SHKËNDIJA KËRKON TRE PIKË NË “CEMENTARË”

SHKËNDIJA KËRKON TRE PIKË NË “CEMENTARË”

Lideri i renditjes në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija, sot në lagjen “Kisella Vodë” të Shkupit përballet me ekipin vendas të Cementarnicës.

“Kuq e zinjtë” të shtunën barazaun me Dritën, duke lejuar që konkurentët për kreun Bregallnica dhe Skopje të ngushtojë diferencën në vetëm dy pikë. Mirëpo takimi në Bogovinë për Shkëndijën i kalon të së kaluarës dhe tani të gjithë janë orientuar të rrikthehen në rrugën e suksesit që në takimin e sotëm me Cementarnicën. Kundër Dritës hendikep i tetovarëve ishte mungesa e mbrojtësit Ardian Cuculi, i cili pas një intervenimi të vogël kirurgjikal, nga e hëna është rrikthyer në stërvitje. Ai ende ndjen dhimbje në këmbën e tij, duke shtuar se më mirë të pushojë edhe në këtë përballje, që të jetë plotësisht i gatshëm për duelet e ardhshme.
“Unë dje ( të hënën) u rriktheva të stërvitem së bashku me ekipin. Momentalisht ndjehem mirë, por fakt është që kam ende dhembje. Mendoj se sot më mirë të pushoj, që të jem 100 % i gatshëm për sfidat e ardhshme. Ndryshe ekipi për në Shkup udhëton me obsion të vetëm fitoren. Çdo rezultat tjetër, përveç fitores do të ishte zhgënjim i madh për ne dhe fansat tanë” – deklaroi Ardian Cuculi.
Takimi Cementarnica-Shkëndija zhvillohet në stadiumin në lagjen “Kisella Vodë” të Shkupit, ndërsa vendasit kërkojnë pikët e mbijetesës së Ligën e Dytë. Shkëndia nuk guxon t’i lejojë vetes tjetër hap fals, pasi Bregallnica dhe Skopje janë të gatshëm të rrëmbejnë kreun e tabelës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *