Home / Sport / Shkëndija mund Cementarnicën, golashënues përsëri Jovanoviq

Shkëndija mund Cementarnicën, golashënues përsëri Jovanoviq

Kush tjetër nëse jo Jovanoviq. Mbrojtësi serb i Shkëndijës për herë të tretë shënon golin e fitores për “kuq e zinjtë”, duke i siguruar ekipit 3 pikë. Shkëndija mundi Cementarnicën 1:0 dhe ruajti pozitën e parë, me dy pikë para Bregallnicës dhe Skopjes, të cilët gjithashtu morën nga tre pikë.

Shkëndija fitoi 1:0 në Shkup përballë Cementarnicës në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në Ligën e Dytë. Tetovarët që para takimit paralajmëronin fitore dhe arritën një gjë të tillë, mirëpo është interesant fakti se golin e vetëm të vlefshëm tre pikë e shënoi Nenad Jovanoviq. Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e 3-të nga 4 ndeshje të zhvilluara në pranverë. Të tre takimet në të cilat ngadhnjeu lideri i tabelës në Ligën e Dytë rezultati ishte minimal, 1:0. Dhe kurioziteti qëndron në faktin se në të tre rastet autor i golit ishte emri i njëjtë, për më shumë, jo ndonjëri prej sulmuesëve, por mbrojtësi Jovanoviq. Serbi po tregohet vendimtar për Shkëndijën në start të stinorit pranveror dhe golat e tij i kanë sjellë ekipit 9-të pikë dhe ruajtje të vendit të parë në renditje. Në takimin e të martës Shkëndija gjatë gjithë kohës kërkoi të shënojë, mirëpo nuk mundën të gjejnë rrjetën kundërshtare deri në minutën e 55-të kur Jovanoviq vendosi të bashkangjitet në sulm dhe të realizojë saktë në portën e Cementarnicës. Kjo fitore ka vlerë të madhe për Shkëndijën, pasi që ruajti epërsinë prej dy pikëve para Bregallnicës dhe Skopjes, të cilën në fushë të tyre mundën Miravcin, gjegjësisht Vëllazërimin. Drita nuk pati fat në Prilep, pasi edhe përkundër lojës së mirë në fund u desh të pajtohet me disfatë 2:1 nga 11 Oktomvri.

Rezultatet e javës së 17-të:
11 Oktomvri – Drita 2:1,
Napredoku – Novaci 3:1,
Lokomotiva – Bellasica 0:1,
Vllaznimi – Ohri 1;0,
Skopje – Vëllazërimi 4:0,
Bregallnica – Miravci 3:1 dhe
Cementarnica – Shkëndija 0:1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *