Home / Sport / Shkëndija mund në ‘baltë’ Miravcin

Shkëndija mund në ‘baltë’ Miravcin

Në kushte katastrofale për lojë, një gol i vetëm i Jovanoviqit ishte i mjaftueshëm që Shkëndija të arkëtoj tre pikë të reja, që e mbajnë edhe më tej të vetmuar në kreun e tabelës. Drita pësoi debakël në Kërçovë, humb 4:0 nga Napredoku.

Shkëndija vazhdon të ecë sigurtë në Ligën e Dytë, pasi të shtunën mundi Miravcin me rezultatin minimal 1:0. Për “kuq e zinjtë” kjo ishte fitorja e dytë minimale në pranverë, dhe e dyta në të cilën autor i golit është Nenad Jovanoviq. Mbrojtësi i Shkëndijës para një jave shënoi për tre pikë kundër Vllazërimit, ndërsa tani me një tjetër gol vendimtar Shkëndijës i siguron tre pikë të reja në luftën për kreun e tabelës. Momenti vendimtar i takimit Shkëndija – Miravci ndodhi në minutë e 45-të, kur Emërllahu harkoi nga goditja e dënimit, ndërsa Jovanoviq dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për gëzim të madh në mesin e adhuruesve vendas, të cilët edhe përkundër motit të keq dhe të ftohtë, kishin ardhur të përkrahin skuadrën e tyre. Dhe… kaq sa i përket pjesës së futbollit, pasi të shtunën në Tetovë kishte shumë pak futboll. Dhe kjo kësaj rradhe jo si pasojë e lojës së dobët të futbollistëve të Shkëndijës, por për shkak të gjendjes katastrofale të terenit në stadiumin e qytetit. Të rreshurat e pandalura të shiut që vërshuan gjatë tërrë javës dhe bora që kaploi Tetovën mbrëmjen e të premtes kontribuan për zbutje totale të fushës, e cila pas 15-të minutave të para të takimit u shëndrua në baltë. Në kushte të tilla as që mund të flitej për ndonjë lojë të rrjedhshme, kështu që skuadrat rastin e tyre kërkonin në ndërprerje. Pikërisht një situatë e tillë vendosi takimin, pasi siç potencuam më lartë, Jovanoviq shënoi pas harkimit të Emërllahut. Në pjesën e dytë Shkëndija kërkoi golin e dytë, por në fund ishin të kënaqur edhe me fitoren minimale.

Në ndeshjet tjera Drita e Bogovinës edhe përkundër paralajmërimeve se do të kërkojnë rezultat pozitiv në Kërçovë, ata u mundën bindshëm nga Napredoku me rezultatin 4:0. Vllazërimi humbi 1:0 nga Cementarnica, ndërsa Bregallnica vazhdon të ndjekë në hap Shkëndijën, pasi mundi Ohrin 1:0.

Dyshet e javës së 15-të:
Shkëndija1-0Miravci
Napredok4-0Drita
Cementarnica1-0Vllazërimi
Lokomoiva3-0 11 Tetori
Skopje3-0Bellasica
Bregallnica1-0Ohri 2004
Vllaznimi Trim Lum-Novaci 2005,takimi zhvillohet më 10 mars, të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *