Home / Sport / SHKËNDIJA “SHKUNDI” BREGALLNICËN

SHKËNDIJA “SHKUNDI” BREGALLNICËN

Shkëndija mundi Bregallnicën 3:0 në ndeshjen kryesore të javës së 18-të në Ligën e Dytë, duke cuar në 5 pikë epërsinë para skuadrës nga Shtipi. Nenad Jovanoviq vazhdon serinë e golave, por lajm i mirë për tetovarët është se më në fund në listën e golashënuesve u regjistruan edhe dy emra tjerë, kësaj rradhe Emërllahu dhe Emini. Miravci barazoi 1:1 me Skopjen kështu që skuadra nga Autkomanda kalon në pozitën e dytë me katër pikë pas Shkëndijës.

Të shtunën u zhvilluan ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, ndërsa në ndeshjen kryesore Shkëndija deklasoi Bregallnicën e Shtipit, duke e mundur me rezultatin 3:0. Kjo përballje ishte shumë e rëndësishme pasi të dyja skuadrat luftojnë për kreun e tabelës dhe kualifikim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë. “Kuq e zinjtë” në këtë ndeshje hyrën me dy pikë epërsi para Bregallnicës dhe Skopjes, mirëpo me këtë fitore ndaj konkurentit të drejtëpërdrejtë dhe barazimit të Skopjes me Miravcin, Shkëndija tani udhëheq rrit diferencën në 4 pikë ndaj ndjekësit më të afërt.
Shkëndija hyry e hapur në ndeshje dhe mundej të avansojë që në start, mirëpo rasti i Jovanoviqit nuk u shfrytëzuar. Në anën tjetër miqtë mundeshin të befasojnë kur një gabim në mbrojtjen vendase nxori të vetmuar futbollistin mysafir Mandak para portierit Zendeli, mirëpo topi u ndal në tranzverzale. Në vazhdim në terren egzistonte vetëm një skuadër, ajo me veshje “kuq e zi”, mirëpo mysafirët arrin të mbrojnë portën e tyre. Dhe kur dukej se në pushim do të shkohet me rrjeta të paprekura, në minutën e 43-të pas një gabimi të mysafirëve e shfrytëzoi Burhan Emërllahu, duke sjellë epërsi për Shkëndijën dhe gëzim të madh në mesin e mbi 4 000 shikuesëve që ishin tubuar në stadiumin e qytetit në Tetovë. Vlen të ceket se për herë të parë në pranverë autor i golit të Shkëndijës nuk ishte Nenad Jovanoviq, pasi paraprakisht serbi ishte golashënues në tre fitoret e Shknëdijës me rezultatin 1:0, në takimet me Vëllazërimin, Miravcin dhe Cementarnicën. Mirëpo që emri i tij mos mungojë nga lista e golashënuesëve, Jovanoviq u përkujdes në pjesën e dytë, kur në minutën e 78-të me goditje të fortë nga distanca rriti epërsinë në 2:0. Paraprakisht disa raste të pastërta humbi Ersen Sali, i cili megjithatë në momentin e zëvendësimit u duartrokit nga publiku. Vulë në fitoren e Shkëndijës vendosi Izair Emini me një kryevepër të tij në minutën e 85-të, kur thjesht turpëroi mbrojtjen kundërshtare së bashku me portierin Alcinov dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultat 3:0.
“Jemi të kënaqur me fitoren dhe për më shumë për faktin që thyemë atë seri të fitoreve me rezultat minimal. Më në fund treguam fytyrën tonë të vërtetë dhe lëshuam një paralajmërim për konkurentët e kreut të tabelës,” – u shpreh pas ndeshjes, i entuziazmuar me fitoren ndihmës trajneri “kuq e zi”, Erhan Selimi.
Shkëndija me këtë fitore mbetet e vetmuar në kreun e tabelës me pesë pikë para Bregallnicës, që tani zbret në vendin e tretë, ndërsa në vend të dytë tani qëndron Skopje që barazoi 1:1 në fushë të Miravcit. Dritës së Bogovinës i mjaftoi një gol për të mundur 1:0 Cementarnicën. Derbi i skuadrave shqiptare ndërmjet Vëllazërimit të Kërcovës dhe Vllaznimit të Strugës u mbyll me barazimin 2:2.

Rezultatet e javës së 18-të:
Shkëndija-Bregallnica 3:0,
Drita-Cementarnica 1:0,
Miravci-Skopje 1:1,
Vllazërimi-Vllaznimi Trim Lum 2:2,
Ohri 2004-Lokomotiva ?:?,
Bellascia-Napredoku 0:3 dhe
Novaci 2005-11 Oktomvri 1:2.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *