Home / Sport / Shkëndija vazhdon përgatitjet për takimet e rradhës

Shkëndija vazhdon përgatitjet për takimet e rradhës

Lideri i renditjes në Ligën e Dytë, Shkëndija vazhdon me përgatitjet për sfidat e ardhëshme. Pauza është mirëpritur për freskimin skuadrës, ndërsa të premten kryesia kreu obligimet finansiare ndaj futbollistëve. Mbrojtësi Cuculi pas intervenimit kirurgjik, nga e hëna pritet të fillojë me stërvitje.

Anulimi i ndeshjeve të javës së 16-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, për shkak të motit të keq, është mirëpritur nga numri më i madh i skuadrave të kësaj kategorie. Lideri i renditjes Shkëndija stinorin pranveror e fitoi me efekt të 100%, duke regjistruar dy fitore minimale përballë Vllazërmit dhe Miravcit. Pauza deri diku ka prishur planin e përgatitjeve, duke detyruar drejtuesit të sigurojnë alternativë, kështu që skuadra tani skuadra stërvitet në fushën e futbollit me barë artificial, pranë pishinës “Aqua Park”.
“ Për shkak të kushteve atmosferike jemi të detyruar që të ushtrojmë në sallë. Me improvizim të vogël mendoj se jemi duke përmbushur planin e përgatitjeve. Pauza na erdhi mirë, për tu freskuar skuadra, para sfidave të vërteta në luftën për të ruajtur pozitën e parë. Megjithatë unë mbetem optimist se në fund do të jemi kampionë të Ligës së Dytë dhe do të rrikthehemi në elitën e futbollit, aty ku e kemi vendin”. – deklaroi ndihmës trajneri i Shkëndijës Erhan Selimi.
Pauza në kampionat më së shumti i erdhi mirë mbrojtësit kërçovarë të Shkëndijës, Ardian Cuculit, i cili këtë pauzë e shfrytëzoi për një ndërhyrje të vogël kirurgjikale.
“ Po unë kisha një intervenim të vogël kirurgjikal. Pa vërejtur në këmbë më ishte thyer një gjilpërë. Unë takimin me Miravcin e luajta duke patur pjesë të gjilpërës në këmbë, ndërsa më pas bëra inçizimet dhe kuptova gjithçka. Intervenimi kaloi mirë dhe këto ditë kam pushuar, ndërsa të hënën pasi të largoi pejtë nga këmba, besoj se do t’i bashkangjitem skuadrës” – u shpreh Cuculi për Tv Koha.
Ndryshe sipas paralajmërimeve kryesia e klubit ka bërë pagesën e futbollistëve, të cilët në vazhdim pa kurfarë brenge rreth pjesës finansiare duhet të koncentrohen në atë çka duhet të japin në teren, aty ku bëhet diferenca dhe ku fitohen pikët. Shkëndija sot duhej të përballet me Dritën në Bogovinë, mirëpo siç dihet të gjithë takimet e Ligës së Parë dhe të dytë u shtynë për një javë për shkak të motit të keq.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *