Home / Lajme / Rajon / Shqipëria përfitoi 60 milionë euro nga shitja e energjisë elektrike

Shqipëria përfitoi 60 milionë euro nga shitja e energjisë elektrike

24 mars-
Sipas tij nga shitja e energjisë elektrike, këtë vit KESH ka realizuar të ardhura prej 60 milionë eurosh. Prej tyre, 40 milionë janë realizuar nga eksporti, të cilën sipas Stojkut e kryejnë kompani komerciale, ndërsa 20 milionë janë përfituar nga shitja në vend, kryesisht i “ÇEZ Shqipëri”.

Falë gjendjes së volitshme hidrologjike në akumulimet e hidrocentraleve shqiptare në kaskadën e lumit Drin, këtë vit në Shqipëri është regjistruar prodhim rekord historik i energjisë elektrike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Siç kumtoi drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH), Muharrem Stojku, prodhimet ditore vendore kanë arritur deri 29,3 milionë kilovat orë energji elektrike, që është prodhimi më i madh, i cili ndonjëherë është vërejtur në vend.

“Nga prodhimi i përgjithshëm ditor, 14 milionë i shesim”, theksoi Stojku.

Sipas tij nga shitja e energjisë elektrike, këtë vit KESH ka realizuar të ardhura prej 60 milionë eurosh. Prej tyre, 40 milionë janë realizuar nga eksporti, të cilën sipas Stojkut e kryejnë kompani komerciale, ndërsa 20 milionë janë përfituar nga shitja në vend, kryesisht i “ÇEZ Shqipëri”.

Nga mjetet e realizuara, 70 për qind shfrytëzohen për pagesë të borxheve, ndërsa të tjerat për shpenzimet operative. Në emër të debive, KESH nga fillimi i vitit deri më tani ka paguar 43 milionë euro.

Stojku theksoi se vetëm këtë muaj deri tani janë shitur 430 milionë kilovat orë energji elektrike, duke paralajmëruar se shitja e energjisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *